Ne rrjet

SHBA-ja po shkon drejt recesionit!

Shenjat që po vijnë nga SHBA-ja nuk janë të mira. Gjatë javëve të fundit, tregjet amerikane kanë qenë të shqetësuara nëse Uashingtoni do të lidhë një marrëveshje tregtare me Kinën dhe nëse Presidenti Donald Trump do të ngrejë edhe më shumë tarifat për mallrat kineze.

“Rënia e aksioneve nuk do të nënkuptojnë domosdoshmërisht se ekonomia amerikane po hyn në recension edhe pse parashikuan nëntë nga pesë recesionet e fundit", thotë laureati i çmimit Nobel, Paul Samuelson. Por sa herë që ka sondazhe, konsumatorët shfaqen gjithnjë e më shumë pesimistë. Kurba e bonove të thesarit, e cila tregon normat e interesit për obligacionet në datat e ndryshme të maturimit, është përmbysur pjesërisht, gjë që mund të sinjalizojë se tregtarët mendojnë se Rezerva Federale do të duhet të zvogëlojë normat ekonomike.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në një studim të kohëve të fundit, “Wall Street Journal” parashikonte se ekonomia amerikane do të ishte në një recesion të plotë deri në vitin 2020.

Duke marrë parasysh vendimet politike të presidentit Donald Trump, recesioni duket se është i vonuar. Në fund të fundit, barrierat e tij të reja tregtare kanë ngritur kostot e prodhimit, kanë mbyllur tregjet dhe kanë errësuar të ardhmen për firmat amerikane që kanë ndërtuar zinxhirë për furnizimin global.

Ekonomistët thonë se lufta tregtare e Trump është kërcënimi më i madh për ekonominë amerikane në vitin 2019. Në momentet më të zymta, presidenti ka kërcënuar gjithashtu të rivendosë standardet për depozitimin e arit dhe deportimin e të gjithë 11 milion emigrantëve pa dokumente. Disa nga këto politika mund të shkaktojnë jo vetëm një recesion, por një krizë financiare të menjëhershme globale.

Që kur erdhi në pushtet, Trump vendosi të zgjerojë edhe më tej deficitin tregtar, duke e cuar në 2 trilionë dollarë gjatë dekadës së ardhshme nëpërmjet shkurtimeve të taksave dhe rritjes së shpenzimeve.

Këshilltari i jashtëm Stephen Moore ka këshilluar presidentin kohët e fundit që të vërë veton për çdo projekt-ligj shpenzimesh pranë zgjedhjeve të vitit 2020. Edhe nëse Trump injoron një udhëzim të tillë, partia e tij ka të ngjarë të mundohet të mbajë nën kontroll “oreksin” e presidentit amerikan për të shpenzuar.

Por Trump mund të ndjekë politika të tjera që mund të shkaktojnë shumë dëme. Siç ka deklaruar kohët e fundit, ai mendon se importi e bën Amerikën më të pasur vetëm nëse qeveria mbron industrinë vendase nga konkurrenca e huaj. (Hulumtimet ekonomike thonë se kjo është e gabuar.) Nuk është e vështirë të imagjinohet se ai po përpiqet të vendosë tarifa, duke vënë më shumë pengesa në tregtinë e lirë.

Kjo qasje proteksioniste është parë për herë të fundit para Depresionit të Madh. Problemet filluan me Aktin Tarifor në vitin 1930. Ashtu si me tarifat e kohëve të fundit të vendosura nga Trump, rregullat e reja bënë që kostot e të bërit biznesit të ishin shumë më të mëdha për kompanitë amerikane që blinin mallra të huaja si komponentë të produkteve të tyre. Ato gjithashtu shkaktuan vendosjen e tarifave hakmarrëse anembanë botës. Ekonomistët pajtohen se me Akti Tarifor thelloi dhe zgjeroi Depresionin e Madh, jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën.

SHBA gjatë Depresionit të Madh

Gjatë krizës së vitit 2008, Obama dhe Bush u detyruan të aprovonin faturat politikish të rrezikshme, masa që ishin të nevojshme për të ndalur panikun, por që nuk ishin të dobishme për interesat afatshkurtra të politikanëve. Por ndryshe nga ata, Trump ka treguar rrallëherë guxim politik.

Sikur të mos mjaftonte kjo, SHBA-ja përballet edhe me problemin e përkeqësimit të pozitës ndërkombëtare. Gjatë krizës së fundit, marrëdhëniet e mira me bankat e huaja, ministrat e financave dhe liderët e tjerë jashtë vendit ishin vendimtarë për koordinimin e vendimmarrjeve fiskale dhe monetare. Duke pasur parasysh këtë përvojë, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim paralajmëroi anëtarët e saj kohët e fundit se ata duhet të rifillojnë planifikimin dhe koordinimin e përgjigjeve të tyre ndaj një tjetër krize te mundshme.

Por Trump ka zgjedhur luftërat tregtare si me kundërshtarët ashtu dhe aleatët. Ai i ka fyer udhëheqësit e huaj, si kryeministrin kanadez Justin Trudeau (të cilin ai e quajti "i pandershëm dhe i dobët").

Presidenti Donald Trump dhe një pjesë e administratës së tij

Trump e sheh pjesën tjetër të botës si një barrë. Sipas tij, çdoherë që një vend tjetër zhvillohet, e bën në falë shpenzimet amerikane. Duke pasur parasysh këtë pikëpamje, presidenti amerikan është i paaftë për të dhënë një përgjigje të përbashkët ndaj një krize të mundshme. Siç vërehet në një fjalim të fundit të profesorit të ekonomisë Barry Eichengreen, administrata Trump ka një mungesë të theksuar të talenteve ekonomike.

Le të marrim si shembull ekipin që na nxori nga kriza financiare e viteve 2007-2008. Cilado qoftë mangësia e tyre, ata ofruan ekspertizë dhe eksperiencë. Kryetari i Rezervës Federale Ben Bernanke e kishte kaluar karrierën e tij akademike duke studiuar Depresionin e Madh. Sekretari i Thesarit i Presidentit Bushit, Henry Paulson, kishte qenë shefi ekzekutiv i “Goldman Sachs”. Timothy Geithner, presidenti i Bankës Federale të Rezervave të Nju Jorkut u emërua më vonë si Sekretari i Thesarit të Obamës.

Presidenti Donald Trump dhe Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin

Por Trump zgjodhi si Sekretar Thesari Steven Mnuchin, një zyrtar i cili kishte përvojë zero në politikëbërje dhe disa arritje në sektorin privat. Ashtu si zyrtarët e tjerë të ekonomisë së Trump, ai ka qenë mjaft kontradiktor në lidhje me politikat e administrimit dhe pasojat e tyre, duke mos dhënë një përgjigje nëse ulja e taksave do të zvogëlojë deficitin, nëse është arritur një marrëveshje me Kinën dhe se sa shpejt pritet të rritet ekonomia amerikane gjatë viteve të ardhshme. /Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë