Lajme

Rritja meteorike e Tesla-s dhe tregu gjatë këtyre ditëve

Më shumë lajme të këqija për ata që kanë shitur shkurt aksionet e Tesla: Aksionet e kompanisë u rritën të hënën me 20% më shumë, ose 129 dollarë, duke e çuar vlerën e tregut të saj në 140,6 miliardë dollarë.

Toyota (TM) tani është prodhuesi i vetëm automobilistik në botë më i vlefshëm se Tesla (TSLA), edhe pse nga 10 prodhuesit kryesorë të automjeteve, Tesla përbën vetëm 2% të të ardhurave totale, sipas Bespoke Investment Group.

Rritja e çmimeve kësaj radhe kishte të bëntë gjithnjë e më shumë, sipas analistëve të Wall Street, me faktin se Tesla pritet të nisë ndërtimet për fabrikën e re të saj në Shanghai. Po kështu ka ndikuar pozitivisht në rritjen e çmimeve të aksioneve dhe rritja e fitimeve vjetore të Panasonic e cila e furnizon Tesla-n me bateri.

Aksionet e Tesla-s janë rritur me 233% në gjashtë muajt e fundit. Gjithashtu po aksionet e kësaj kompanie janë më të shiturat shkurt në Shtetet e Bashkuara. Ndonëse duket se ata që kanë vënë bast për uljen e çmimeve të aksioneve kanë pasur një vit shumë të vështirë. Ata që kanë shitur shkurt  Tesla-n kanë humbur më shumë se 8 miliard dollarë në letër deri më tani në vitin 2020 dhe 2.5 miliardë dollarë vetëm ditën e hënë, sipas S3 Partners, një firmë analitike financiare.

Si frika nga koronavirusi tronditi tregun global të naftës

Aksionet botërore, të goditura nga frika se koronavirusi do të godasë rritjen ekonomike globale, kanë filluar të tregojnë shenja të rimëkëmbjes. Por tregu i naftës mbetet nën stres të rëndë, duke bërë presion ndaj disa prej prodhuesve më të mirë të botës për të ndërmarrë masa drastike.

Tregu i ariut (bearish market)  

Çmimet e naftës botërore dhe amerikane përfunduan të hënën në zonën e ariut duke treguar një rënie prej më shumë se 20% nga nivelet e fundit. Çmimet u përmirësuan pak të martën, por mbeten afër nivelit të tyre më të ulët në më shumë se një vit. Brenti i papërpunuar, standardi botëror i naftës, po tregtohet në $ 55 për fuçi.
Shqetësimet po përqëndrohen më së shumti në reduktimin e kërkesës në Kinë, e cila është dhe importuesja më e madhe e naftës në botë. "Njerëzit në Kinë thjesht nuk po lëvizin më" thotë Steve Sawyer, specialist mbi industrine e naftës në firmën konsulente FGE. “Kërkesa për benzinë dhe karburant aeroplanësh jet po zhduket” shton ai.

Deri më tani, ka qenë e vështirë të vlerësohet shkalla e dëmit. Bloomberg raportoi të hënën se kërkesa për naftë në Kinë ka rënë me 3 milion fuçi në ditë, ose 20% e konsumit të përgjithshëm, dhe se disa rafineri kineze së shpejti mund të arrijnë limitet e ruajtjes së produkteve të pashitura.

Shefi i Financave i BP (British Petroleum) Brian Gilvary dha një vlerësim më konservator të martën, duke i thënë Reuters që kërkesa në Kinë ka rënë me rreth 1 milion fuçi në ditë.

Ajo që është e qartë është se tregu i naftës po vuan për shkak të furnizimit të tepërt, që do të thotë se vëmendja po i drejtohet prodhuesve.

Përfaqësuesit e OPEC dhe aleatët e saj takohen të martën e të mërkurën në Vjenë për të diskutuar ndikimin e koronavirusit. Është folur se karteli mund ta zhvendosë mbledhjen e tij të ardhshme të politikave mbi naftën, e cila më parë ishte e planifikuar për në Mars, në mënyrë që të njoftojë kufijtë e mëtejshëm të prodhimit. Kjo mund të ndihmojë në rritjen e çmimeve, sipas analistëve.

"Duket vërtet se do të detyrohen të veprojnë" shprehet  Andi Lipow, president i Lipow Oil Associates, një konsulencë me qendër në Houston.

Nëse OPEC nuk bën asgjë dhe virusi vazhdon të përhapet, Lipow beson se çmimet globale të naftës mund të shkojnë në 50 dollarë për fuçi. "Ajo që është e paqartë është se sa do të zgjasë kjo" thotë ai. "Pritshmëritë në treg janë që përfundimisht sasia e rasteve me koronavirus do të arrijë kulmin, e një vaksinë do të zhvillohet, por kjo mund të dojë akoma dhe shumë muaj."

Shefi Ekzekutiv (CEO) i Google, Sundar Pichai

Alphabet shpalos të ardhurat e fshehta nga YouTube.

Google, në përpjekje për të qenë më transparente me investitorët, bëri të ditur të hënën informacionin e mbajtur ngushtë: se sa para sjell nga reklamat në YouTube.

Kompania tha që reklamimi në YouTube gjeneroi 15 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2019. Shitjet e reklamave janë rritur me 36% që nga viti 2018 dhe me 86% që nga viti 2017, raporton gazetarja e CNN Business, Clare Duffy.

Ky zbulim informacioni është diçka që duhet vlerësuar për kompaninë e teknologjisë, e cila historikisht i ka grumbulluar në një shifër të vetme të ardhurat e bizneseve të saj si YouTube e shërbimet “cloud”. Por kjo mesa duket nuk ka qënë e mjaftueshme në qetësimin e investitorëve, teksa rritja e të ardhurave ka ardhur duke u ngadalësuar.

“Alphabeti” regjistroi të ardhura prej 46 miliardë dollarësh për tre muajt e fundit të vitit 2019, me një rritje prej 17%. Kjo ishte nën pritshmëritë e analistëve dhe shumë më poshtë se normat e rritjes me mbi 20% gjatë tre mujorëve të fundit në vitet e mëparshme.

Biznesi “cloud” i Google ka ende shumë punë për të bërë. Në këtë treg, Google konsiderohet një konkurrent i vendit të tretë. Lista kryesohet nga Amazon Web Services dhe Microsoft Azure. Google Cloud regjistroi shitje të vitit 2019 për gati 9 miliardë dollarë, më pak se të ardhurat që  AWS bëri gjatë tremujorit të fundit.

CNN


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë