Histori

Roli i Serbisë naziste në Holokaustin e Romëve

Mijëra romë u arrestuan dhe u vranë në kampet serbe nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore së bashku me të gjithë hebrenjtë, por ata nuk janë përkujtuar shpesh për vuajtjet e tyre.

Ishte herët në mëngjes më 29 tetor në vitin 1941 kur forcat naziste rrethuan lagjen rome të Marinkova Bara në Beograd. Rreth orës 5 të mëngjesit, policia hyri në vendbanimin e romëve, duke larguar banorët meshkuj. Burrave të frikësuar dhe familjarëve të tyre iu ishte thënë se do të ktheheshin shpejt pasi të përfundonin punën ose kontrollin rutinë të kartave të identitetit, por askush nuk u kthye.
Burri i Milena Stankovic, vëllezërit dhe kunati i saj ishin një ndër të arrestuarit.
“Ata i morën nga shtëpitë dhe i futën në kampin “Autokomanda”(kamp përqëndrimi). Pas dy ditësh ata i dërguan në një drejtim të panjohur. Nuk kam dëgjuar asgjë për ta deri më sot sepse nuk u kthyen kurrë,” thuhet në një deklaratë të Stankovic, i dha komisionit të Jugosllavisë për përcaktimin e Krimeve kundrejt të punësuarave dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Memoriali për njerëzit e vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pranë Pançevës, Serbi

Komisioni, i cili vepronte në të gjithë Jugosllavinë, u krijua për të dokumentuar krime dhe mizori të tjera të kryera nga nazistët dhe aleatët e tyre vendas. Dëshmitë e dhëna nga Milena Stankovic dhe shumë të tjerë tani mbahen në arkivin Jugosllav në Beograd. Në fillim të Luftës së Dyte Botërore 60.000 romë jetonin në Serbi dhe studiuesit thonë se ka ende të dhëna të sakta për numrin e romëve që u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vdekjet e tyre ishin një pasojë e drejtpërdrejtë e ligjeve rigoroze anti romë të zbatuar nga regjimi kolonialist i Serbisë i udhëhequr nga kryeministri Milan Nedic dhe qeveria e tij. Nga tetori i vitit 1941 deri në fillim të vitit 1942 në disa qytete dhe qyteza në Serbinë e pushtuar, burrat romë u arrestuan dhe u futën nëpër kampe dhe u ekzekutuan së bashku me hebrenjtë meshkuj, ndërsa gratë dhe fëmijët romë u arrestuan dhe u burgosën në kampin e përqendrimit Staro Sajmiste në Beograd.

Milovan Pisarri, historian në qendrën "Historia Publike"

Rreth një e treta e tyre vdiqën, megjithëse shumica arriti të mbijetonte, pjesërisht për shkak të lehtësimit të rregulloreve dhe pjesërisht sepse nuk ishin në listën e prioriteteve naziste.
Të dielën e kaluar u mbajt një përkujtim në vendin memorial të Stratisit pranë qytetit të Pancevës për të kujtuar viktimat romë në Luftën e Dytë Botërore, e organizuar nga Ministria e Punës.
“Është detyra jonë, të kujtojmë të gjithë ata që u vranë këtu sepse nuk lejojmë që viktimat të harrohen. Ne duhet të dëshmojmë për këtë krim të tmerrshëm dhe t’i tregojmë njerëzimit që tmerret të tilla nuk duhet të ndodhin asnjëherë tek asnjë komb dhe qenie njerëzore,” tha në ceremoni Dalibor Nokic, president i Këshillit Kombëtar të Romëve në Serbi.
Aktivistët, të afërmit e viktimat dhe ekspertët argumentojnë se 'Samudaripen' ose 'Porajmos' (fjalë rome për Holokaustin) janë vetëm një krim pothuajse i harruar në Serbi dhe se është bërë pak për të ruajtur kujtimin e atyre që u vranë ose u përndoqën.

Persekutimi i drejtpërdrejtë i romëve në Serbi ka filluar në fund të majit të vitit 1941, kur ligjet që institucionalizuan persekutimin e hebrenjve u aplikuan gjithashtu për ta. Që nga ai moment, romët u ndaluan të punonin në institucionet shtetërore, të shkonin në spitale dhe institucione të tjera publike dhe të përdorin transportin publik.
Milovan Pisarri, një historian nga qendra për Historinë Publike me bazë në Beograd dhe një ekspert për Holokaustin e Romëve, argumentuan se megjithëse urdhri jepej nga gjermanët, romët ishin dhunuar më shumë nga autoritetet kolaboracioniste në Serbi.
"Autoritetet kolaboracioniste të Serbisë u urdhëruan të monitoronin hebrenjtë dhe romët dhe të siguroheshin se të gjitha rregullat e imponuara të respektoheshin,” thotë Pisarri.
Në qershor 1941, autoritetet kolaboracioniste miratuan disa dispozita që synonin romët dhe hebrenjtë.
Një prej tyre u lëshua nga Sindikatat e Muzikantëve të Serbisë, duke ndaluar muzikantë me origjinë hebraike dhe rome të punonin, duke e ditur që shumë prej tyre siguronin jetesën nëpërmjet këtij profesioni.

“Gjithmonë ndodhte e njëjta gjë. Nazistët do të urdhëronin arrestimet e romëve, forcat e tyre do të rrethuan lagjet dhe pastaj policia serbe hynte në shtëpitë e tyre në orën 4-5të mëngjesit dhe urdhëronin se burrat duhej të shkonin me ta. Gjermanët bënë arrestime, por gjithçka po bëhej nga autoritetet kolaboracioniste serbe,” tha Pisarri.
“Kishte gjithashtu raste në të cilat bashkëpunëtorët vendës po tregtonin romët në mënyrë që gjermanët të mos arrestonin serbët,”shtoi ai.

Romët dhe hebrenjtë nga rajoni i Macvës që u qëlluan nga serbët në kampet e përqëndrimit në Sabac

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, gjykatat e luftës jugosllave akuzuan disa dhjetëra njerëz për krime lufte, por holokausti i romëve nuk u përfshi kurrë në aktakuza. Vrasjet dhe persekutimi i romëve përmenden vetëm në raste sporadike, ndërkohë që fokusi kryesor ka qenë viktima serbe dhe hebreje.
“Në vitet që pasuan, holokausti i Romëve gjithashtu ka tërhequr pak vëmendje nga publiku i gjerë dhe asnjëherë nuk është mësuar në fakultetet apo në shkollat e mesme për këtë fakt historik,” tha Nikola Radic Lucati nga Qendra për Hulumtime dhe Edukim për Holokaustin.
Ai thotë se kjo ishte një çështje e injorancës dhe nuk është pranuar nga publiku i gjerë.
Lucati gjithashtu argumentoi se persekutimi i romëve në Serbi nuk ka përfunduar me të vërtetë dhe vazhdon sot me margjinalizimin e tyre ekonomik dhe social.
"Ajo vazhdoi përmes socializmit dhe pas saj. Romët janë një shembull i mirë se si metodologjitë e caktuara të nazizmit kurrë nuk janë zhdukur,” tha ai. /BIRN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë