Mendim

Roberto Saviano: Jeta ime mbaroi kur isha 26 vjeç (tani jam 42). Do të doja të lëvizja i lirë..

Nga Roberto Saviano - Po tani? Isha vetëm 26 vjeç, vetëm 26 kur ndodhi gjithçka.

Çfarë po bënit në moshën 26 vjeç? Të kujtohet? Po përfitoj nga momenti për të thënë me zë të lartë se isha vetëm 26 vjeç, dreqi e hëngërt, isha vetëm 26 vjeç kur mbaroi gjithçka.

Kur më shkelmuan në një makinë të blinduar...

E kujtoj tani që lexova arsyet që dënoi shefin Bidognetti dhe avokatin Santonastaso për kërcënim mafioz...

Unë do të doja të klithja  për të gjithë ata që vitet e fundit kanë spekuluar mbi faktin se jam detyruar për pesëmbëdhjetë vjet, për të gjithë ata që më kanë akuzuar dhe më akuzojnë për njollosjen e Campanias dhe zonës së jugut, sepse tregova plagën e historisë - e keni parë besoj, se nuk ishte një inskenim, një dredhi për të qenë i suksesshëm, ndoshta për të blerë apartamentin e pakapshëm në Nju Jork.

Unë jam një shkrimtar. Unë ende do të kisha bërë jetë me fitimet e mia dhe historitë e mia.

Çfarë duhet të bëj me këtë jetë të gjymtuar tashmë? Çfarë dreqin duhet të bëj me të? A duhet t'i rreshtoj para tyre, të vërtetat që tani janë shkruar dhe vulosur qartë, ata bastardë? Mbaj mend çdo emër të tyre, çdo buzëqeshje, çdo dhimbje që më shkaktuan. Cfare duhet të bej tani? T’i akuzoj ata? Tu pështyj në fytyrë apo  të jem i ndjeshëm? Të pranoj ndjesën e tyre? Do të kishte kuptim nëse ata do të ishin të sinqertë; por ata gënjyen duke e ditur se po gënjejnë. Tani, asgjë nuk ka më kuptim. Dhimbja që kalova ishte e madhe.

Unë kam luftuar për një kohë të gjatë për të qenë i papërshkueshëm nga zjarri, por shpirti im është djegur. Mbaj mend të gjithë kohën kur unë dhe Rosaria Capacchione duhej të dëgjonim thënien e përshtirë: "Kush dëshiron të të vrasë të vret menjëherë, mos bëj budallallëk"; dhe gati na u desh të kërkonim falje që jemi gjallë, të kërkojmë falje që nuk është hedhur (akoma) gjak në asfalt.

Të gjithë bëhen ekspertë, por ata nuk dinë asgjë, sepse dinamikat kriminale kanë nevojë për një studim të thellë. Ekzekutimet në Kamorra, kërcënimet, vrasjet i binden logjikave komplekse: duhet të kaloni një muaj duke folur me Rosaria Capacchione për të kuptuar vetëm nga distanca se çfarë do të thotë të ndiqesh, pastaj të paditesh, pastaj të të hyjnë në shtëpinë tënde, pastaj të prekin intimitetin tënd, dhe pastaj plumbat, dhe pastaj gjysmat e zërave, dhe pastaj asgjë, pastaj asgjë përsëri ... Dhe pastaj ata kthehen.

Por çfarë dreqin dini?.

Ata ndjekin strategji që janë të vështira për t’u kuptuar, shumë të ndërlikuara për t’u parashikuar dhe akoma më pak për t’u ndarë në publik.

Për ta ishte e mjaftueshme për të thënë: po varja! Nëse ata me të vërtetë donin ta bënin, do ta kishin bërë tashmë...

Mund të ishte më mirë sikur të më kishin vrarë. E mendova, e mendoj akoma.

Isha 26 vjeç dhe tani jam 42.

Të jetosh nën frikën e vazhdueshme se duhet të jetosh me vdekjen, të bën ta urosh atë.

Unë nuk jam hero, nuk jam ndjerë kurrë si hero: heronjtë kanë vdekur vetëm. Unë thjesht do të doja të zhytem në jetën time, në gabime, në budallallëqe...

Dhe tani çfarë më mbetet? Duke helmuar jetën e shumëkujt përreth meje në çdo formë dhe që nuk kam qenë në gjendje ta mbroj nga ajo që ndjeva dhe nga zgjedhjet që kam bërë...

Unë as nuk mund t'i them vetes se ia vlente. Asgjë nuk kthehet. Isha vetëm 26 vjeç dhe tani, nëse mundem, do të kërkoja vetëm të ecja lirshëm. Asgjë tjetër...

Përshtati në shqip/ Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë