Shkencë

Rezistenca ndaj ilaçit: Pse shkencëtarët po bëjnë garë me kohën për të zhvilluar më shumë antiviralë për Covid-19

Prodhimi i parë i antiviralëve kundër SARS-CoV-2 është premtues. Por do të nevojiten barna të reja për kundër kërcënimit të rrezikshëm nga rezistenca ndaj barnave anti-Covid.
Shpërndarja e vaksinave kundër COVID-19 në fillim të vitit 2021 shënoi një pikë kthese kyçe në luftën kundër pandemisë globale. Një tjetër moment historik i madh mbërriti në fund të vitit, me miratimin e dy trajtimeve orale antivirale - molnupiravir dhe Paxlovid - që premtojnë të reduktojnë numrin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga COVID-19. Por, ndërsa këto pilula dalin ngadalë në barnatore në mbarë botën, studiuesit tashmë po përpiqen të gjejnë barna që mund t'i zëvendësojnë ato.
“Këta janë antiviralët tanë të gjeneratës së parë kundër koronaviruseve”, thotë Sara Cherry, imunologe në Shkollën e Mjekësisë Perelman në Universitetin e Pensilvanisë në Filadelfia. “Përvoja jonë me antiviralët kundër sëmundjeve të tjera, si hepatiti C dhe HIV, dëshmon se “ne mund të bëjmë gjithnjë e më mirë me kalimin e kohës”, shton ajo.
Të dhënat e testeve klinike treguan se molnupiravir, i zhvilluar nga firma farmaceutike Merck, me bazë në Kenilworth, New Jersey, dhe kompania e bioteknologjisë Ridgeback Biotherapeutics në Miami, Florida, ulën shtrimet në spital dhe vdekjet me 30%, krahasuar me njerëzit që merrnin një ilaç fals (placebo). Ndërkohë, Paxlovid (nirmatrelvir dhe ritonavir), i prodhuar nga Pfizer, me qendër në New York City, uli shtrimet në spital dhe vdekjet me 89%. Rregullatorët e Mbretërisë së Bashkuar miratuan molnupiravir në nëntor dhe Paxlovid në dhjetor, ndërsa rregullatorët amerikanë dhanë autorizime urgjente për të dy barnat në dhjetor. Vende të tjera kanë ndjekur shembullin me miratimet e tyre dhe shumë janë duke negociuar me prodhuesit e barnave për të blerë patenta të barnave ose për të prodhuar versionet e tyre gjenerike.

Sara Cherry

Dëshironi të VAZHDONI Së lexUARi artikullin?

Më Shumë