Rend dhe Ligj

Reparti në Zall Herr ‘bazë’ e kanabisit, Balla: Operacioni bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe asaj Ushtarake

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, deklaron se operacioni i ndërmarrë dje (5 gusht 2023) që zbuloi parcelën me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit në Tiranë është bërë në koordinim me policinë ushtarake.

Në një prononcim për median Balla synoi të theksonte se parcela është zbuluar pikërisht në koordinatën që vetë policia ushtarake ka dhënë.

“Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me policinë ushtarake. Edhe në atë koordinatë që kemi marrë kemi ndërhyrë. Mos bini në gracat që duan të ngrenë të një palë kundër një pale tjetër”, tha Balla.

Në një prononcim për median pas homazheve të mbajtura në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për nder të ish-drejtorit Fadil Canaj, Balla u kujdes të nënvizonte se dhe goditja do të vijojë.

Nga ky operacion u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, me detyrë shefa seksioni ndërsa po hetohet në gjendje të lirë, Komandant Reparti zv/komandanti i togës dhe specialisti dhe magazinieri i repartit.

Të arrestuar:

- Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;

- Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;

- Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.

U proceduan penalisht në liri:

- A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;

- P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;

- I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;

- P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

“Këta shtetas, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike, në ambientet e repartit ushtarak”, njoftoi dje policia e Shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë