Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, që këto zgjedhje do të garojë nën logon “Lëvizja për Ndryshim”, nuk e ka pritur mirë një video të kryeministrit Edi Rama hedhur në Instagramin e tij ku në fokus ishin akuzat e Topalllit ndaj Bashës. Video deri më tani ka marrë mbi 70 mijë klikime.
“Kur nxjerr Jozefinën në Instagram ka hallin e tij.
Për “hallet” e treshes del në ERTV!
Ata janë bashkë. Të tre janë bashkë!
Që Lul Basha është gënjeshtar, këtë tashmë nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptu!
Që Lul Basha ka ardhur që ditën e parë me agjende ekonomike personale, këtë e kam pasur bindje që ditën e parë që e kam njoft!
Që Lul Basha është armiku më i madh i demokratëve për shkak të asaj që bën, por edhe mediokritetit të atyre që arrin të artikulojë publikisht, këtë nuk ka mbetur meme pa e zbërthyer!”, shkruan Topalli.
Më tej ajo vëren: “Ditën që Jozefina Topalli akuzon treshen për përgatitjen e Dushkut2021, kryeministri zgjedh të zgjedhë për Instagramin e vet veç sekuenca të asaj që ka thënë Jozefina Topalli për Lulzim Bashën”.
“Unë këto ditë argumentova rikthimin e Dushkut si fenomen (kësaj radhe opozitar) që synon manipulimin e zgjedhjeve nëpërmjet deformimit të dispozitave të Kodit Zgjedhor.
Argumentova pse dhe shpjegova se si kjo mund të ndalet sot në KQZ, nëpërmjet KQZ dhe nga tavolinat e KQZ.
Unë thashë siç kam thënë gjithmonë që ATA TË TRE JANE BASHKË.
...Rama ka zgjedhur! Rama zgjedh Luli Bashën!
I duhet Lul Basha, sepse Luli Basha është investimi më i mirë i Ramës kundra demokratëve”, shkruan Topalli ndër radhë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.