Politike

Rama: Buxheti 2024 rrit me 15 mijë lekë pagat për infermierët

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në buxhetin e ri të vitit të ardhshëm 2024, do të ketë rritje të pagave për 14.207 infermierë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama thekson se pagat për infermierët do të rriten me 15 mijë lekë.

Dy ditë më parë, kryeministri njoftoi përmes një postimi në facebook, se në buxhetin e vitit 2024, do të ketë rritje page edhe për 30 mijë mësues në shkollat publike.

LEXO EDHE:
- Buxheti 2024, Muço: Rritja e pagave nuk nxit zhvillim ekonomik. Taksat në sektorin turistik do ta dëmtojnë
- Gjokutaj: Buxheti 2024 s'ka emër. Nuk i dedikohet një skeme!
- Buxheti 2024 / Nga taksat tek PPP-të, Guvernatori Sejko me ‘rezerva’ për qeverinë

Ekspertë të ekonomisë e kanë pritur me kritika Buxhetin 2024 dhe posaçërisht pjesën e rritjes së pagave.

Në një komunikim me Gazetasi.al eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, shpjegoi pak ditë më parë se pse rritja ekonomike që qeveria e pret nga rritja e pagave nuk mund të nxisë zhvillim ekonomik dhe se kjo nismë nuk është thjesht ‘përmbushja e një zotimi të qeverisë’.

“Rritja e pagave është për të financuar skemën e kontributeve që është pranë falimentimi. Rritja nuk po vjen sepse është rritje punësimi. Ky është polarizim që nuk gjeneron zhvillim. Rritja ekonomike do të vijë nga rritja a pagave që nxit konsumin, inflacioni dhe akciza, jo rritje reale nga punësimi dhe produktivitetit”, shpjegoi Muço.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë