Politike

Rama analizë me grupin e PS, integrimi dhe Zvërneci në fokus të diskutimit

Gazeta Si – Në një kohë kur qytetarët i kërkojnë prej 3 javësh dorëheqjen kryeministrit Rama, Partia Socialiste po mban një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar, ku janë të pranishëm deputetë dhe ministra të qeverisë.

Mbledhja, e cila ka nisur prej orës 10:00, po zhvillohet me dyer të mbyllura në Pallatin e Brigadave, ndërkohë pritet që fjala e Ramës të transmetohet më vonë.

Sipas burimeve, fokusi pritet të jetë tek ecuria e procesit të integrimit europoian dhe procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec.

Sipas agjendës së bërë publike, hapja e mbledhjes do të bëhet nga kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ndërsa më pas fjalën e merr kryeministri Edi Rama.

Deputetët pritet të kenë jo më shumë se 2 minuta kohë në dispozicion për diskutime dhe raportime.

Por një tjetër çështje që ka sjellë jo pak debat është edhe largimi nga grupi parlamentar socialist i deputetes Marjana Koçeku, për të cilin deri më tani nuk ka një qëndrim zyrtar as nga kryeministri Rama dhe as nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë