Dosje

‘Qumështi’ dhe ‘kafeja’, droga e koduar e trafikantëve shqiptarë në Itali. Në kërkim 27-vjeçari nga Shkodra

Mbyllen hetimet e Prokurorisë së Sondrios për trafik droge në resorte turistike. Mes drejtuesit të organizatës është edhe i arratisuri Arsad Bashli

Gazeta Si - Emri i shqiptarit Arsad Bashli, 27 vjeç nga Shkodra, ka dalë në hetimet e fundit të Prokurorisë së Sondrios në Itali, si i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës në Valtellina, përfshirë dhe blerjen e dozave të kokainës në pistat e skive.

Siç raportojnë burime të "Corriere della Sera"-s, e cila i referohet akuzës, Bashli figuron mes drejtuesve të organizatës së drogës në mal, por prej disa kohësh ndodhet në arrati.

Ai është një emër i ri në botën e krimit shqiptar në Itali: i riu është në kërkim për vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, si pjesë e një konflikti të egër mes bandave të fuqishme të Shkodrës.

Më herët, Bashli figuron në kërkim edhe nga SPAK për dosjen “Metamorfoza”, ku emri i tij ka dalë në komunikimet mes disa personave të përfshirë në botën e krimit.

Sipas gazetës italiane, “kudo që të jetë i kërkuari, ndoshta në Holandë, një vend qendror i njohur në trafikun e drogës, duke filluar nga porti i Roterdamit, Bashli në veçanti menaxhonte trafikun e drogës në Livigno falë një xhaxhai që jetonte atje, një shkallë e shpeshtë e transferimit të drogës për shkak të kërkesave të shumta të banorëve të provincës së Sondrios.

Takimi midis ofertës dhe kërkesës iu nënshtrua një fjalori jo fort imagjinativ, të përvijuar nga hetuesit italianë, me punë të mundimshme: kokaina quhej ndryshe si “qumështi”, “bresaola” (produkt mishi i patymosur) ose “guri”; heroina quhej “kafeja”, “e zeza”; ndërsa hashashi “çokollata”, “Marok”.

Fakti që 14 subjektet nën hetim morën masa paraprake në bisedat telefonike për të mashtruar agjentët që të mos dëgjonin, nuk ndryshoi skenarin përfundimtar, me rindërtimin e rrjetit të drogës dhe protagonistëve të saj.

Protagoniste si Megi Dabati, 26 vjeçe, e cila sipas prokurorisë, si bashkëshortja e Gentian Dabatit, 40 vjeç, që ishte edhe pjesë e organizatës, “nuk është thjesht një bashkëpunëtore, por kontribuon në aktivitet, duke e nxitur të mos të bëjë shumë zbritje në çmim… dhe gjithashtu duke e shoqëruar në makinë, së bashku me vajzën e tij të vogël, në udhëtime, si për blerjen e substancës, ashtu edhe për shitjen e dozave për të ulur, falë pranisë së tij dhe të vogëlushes në makinë, dyshimet e hetuesve dhe rreziqet e kontrolleve, duke u paraqitur si një familje e qetë në një udhëtim”.

Rrjeti i një vëllazërie të supozuar për shkak të shumicës së shqiptarëve, numri i lartë i të arrestuarve mund të jetë i vlefshëm për hetuesit, pasi ka të dyshuar që mund të bashkëpunojnë me drejtësinë, si rasti i një kasapi të arrestuar, i cili është pjesë e qarkut social të Valtellinës, një qytetar i nderuar që konsiderohet si një përfaqësues i denjë i komunitetit.

Hetuesit italianë synojnë bashkëpunimin e personave të tillë, të cilët mund të përfitojnë dënime më të vogla, e dhënien e informacioneve për bandat rivale dhe dhënien e këshillave për rrethin e fshehtë që mbron të arratisurin Arsad Bashli.

Në historiografinë e grupeve shqiptare të trafikut të drogës përsëriten përplasjet e brendshme, rivalitete të lashta që degjenerojnë në gjakderdhje, vrasje me pagesë, ngarkesa droge të “zbuluara” për të dëmtuar konkurrentët.

Hetuesit, falë bshkëpunimit me policinë, kanë zbuluar “anomali” të shumta në jetën e shqiptarëve të dyshuar në këtë rrjet: udhëtime të shumta me makina.

Gjatë përgjimeve ambientale, nuk kanë munguar frazat e vetëkënaqësisë në bisedat e shpërndarësve të drogës. “Është më e mira, është më e mira, e mbylla mirë sepse mban një erë...”; “Është e bukur kokaina”; "Nesër? Një pjesë e mirë, e mirë".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë