Ka ndodhur

Përfshihet nga flakët në kalatën e portit trageti i linjës Sarandë-Korfuz

Gazeta Si - Një anije që bën linjën Sarandë-Korfuz ka marrë flakë këtë të diel në qytetin bregdetar. Mësohet se anija “Santa” kishte 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi.

Policia thotë se ngjarja ndodhi rreth orës, 12:00, në kalatën e portit, ku është djegur pjesërisht trageti me emrin “Santa”, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimi zjarrfikës në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur evakuimin e pasagjerëve të cilët ishin në pritje për t’u imbarkuar në traget dhe shuarjen e zjarrit, për të cilin ende nuk dihet shkaku.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe shkakun e rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë