Ka ndodhur

Arrestohen dy vëllezër në Vorë pas një sherri për motive pronësie

Gazeta Si - Dy vëllezër janë arrestuar në Vorë, ku shkak është bërë një sherr i dhunshëm që kanë pasur me njëri tjetrin për motive pronësie.

Policia thotë se u arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 47 vjeç, banues në Durrës, dhe E. D., 42 vjeç, banues në Kodër Vorë, (vëllezër), pasi për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit”, njoftoi policia.

Ndërkohë mësohet se gjatë shoqërimit në komisariat, njëri prej vëllezërve, më saktë 47-vjeçari, nuk i është bindur urdhrave të policëve. Policia thotë se materialet i janë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë