Dosje

Kokainë me emrin ‘Daja’ në pistat e skive në Itali, telefonata nga tregtarë droge të lidhur me klanin mafioz të Shkodrës (Video)

Gazeta Si - Drogë në pistat e skive. Por jo vetëm. Një organizatë kriminale që drejtonte një rrjet të gjerë shpërndarjeje droge në vendpushimet kryesore turistike të Valtellinas, në veçanti Livigno dhe Bormio, u shkatërrua në Itali nga policia.

Hetimet nisën në prill 2023 dhe u përqendruan në komunën Livigno, ku disa familje shqiptare nuk ishin të dyshimta, por në realitet ishin të lidhura me një shqiptar të kërkuar për vrasje që i përkiste një klani mafioz nga Shkodra dhe kishin ngritur rrjetin e shpërndarjes së  kokainës, duke përdorur tregtarë droge vendas dhe të huaj.

Dy pako droge që janë sekuestruar gjatë këtij operacioni kanë pasur mbishkrimin “Daja dhe “Tok”.

Gjykatësi ka dhënë gjithsej 11 masa paraprake në Livigno, Torino dhe Francë: 7 burg, 5 arrest shtëpie dhe një në detyrim paraqitje. Gjatë kontrolleve u gjetën sasi të tjera lëndësh narkotike dhe një person u arrestua në flagrancë.

“Lumenjtë” e kokainës niseshin nga Shqipëria dhe mbërrinin në Belgjikë e Itali, në rajonin e Piemontes e Lombardisë, më pas shiteshin me pakicë në resorte të mbushura me turistë për pushimet e skive ("Après-ski" është emri i koduar i operacionit).

Në mesin e shpërndarësve ishte edhe një grua që mbante me vete djalin e saj të porsalindur për t'iu shmangur kontrolleve të policisë.

Banda, e përbërë kryesisht nga shqiptarë (italianë, marokenë dhe një domenikane gjithashtu përfundoi në pranga), ishte në lidhje, nëpërmjet një të arratisuri të kërkuar për vrasje, me mafien shqiptare në Shkodër, raportojnë mediat italiane, i cili mbështetej në një rrjet bashkatdhetarësh dhe shpërndarësish italianë, të gjithë të lidhur dhe që furnizonin shpërndarësit në Valtellinë.

Mes tyre, 20-vjeçari nga Mazzè, i lindur në Itali, por me origjinë shqiptare, i cili gjithashtu përfundoi në pranga, ka arritur të importojë kokainë me çmime të favorshme.

Ngarkesa e kapur nga policia më 3 dhjetorin e kaluar, në fakt ishte shitur për 20 mijë euro, praktikisht sa gjysma e vlerës aktuale të tregut. Me një "pagë" 3 mijë euro për korrierin. Ai filloi shpërndarjen nga një fushë në periferi të Brandizzo, për t'u vendosurr në pistat e skive.

Kjo, si pasojë e tërheqjes nga perspektivat ekonomike që ofron zona e Valtellinës. “Me të futesh në sherr, se është një njeri që është me bandën më të madhe në Shkodër, ai jo unë, por ai është me mua”, janë fjalët e një të dyshuari në një përgjim të publikuar nga policia.

Në rrjetet sociale, drejtuesit e grupit kriminal mburreshin publikisht duke treguar armë sulmi dhe para që vinin nga aktivitetet e trafikut të drogës.

Në dhjetor, gjatë hetimeve, policia ndaloi një makinë në Poggiridenti, duke sekuestruar një kilogram kokainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë