Ka ndodhur

Sherr në terminalin e autobusëve në Fier, plagoset me thikë një 40-vjeçar

Gazeta Si - Një sherr me thika ka ndodhur në terminalin e autobusëve në Fier, ku për pasojë i plagosur ka mbetur 40-vjeçari K.L.

Dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta një 50-vjeçar ka goditur me thikë një 40-vjeçar.

Autori u vu në pranga menjëherë pas ngjarjes. Ndërkohë i dëmtuari ndodhet në spitalin e Fierit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë