Keshilla

Prindërit nuk e kanë mbaruar detyrën e tyre kur fëmijët rriten

Le të themi se kohët e fundit keni nisur fëmijën tuaj në një qytet tjetër, për të vazhduar kolegjin apo punën. Dijeni se për çdo lloj raste që mund të ketë ikur, ju jeni ende prindërit e tij, duke qenë të gatshëm për ta mbrojtur, për të paguar shpenzimet e tij dhe për t’u kujdesur.

Si ndodh kjo? Harrojeni mitin që kur fëmijët shkojnë në moshën 18 vjeç  ata duhet të përballen vetë me jetën e tyre. Psikologja Jeffrey Arnett ka treguar se kjo fazë për fëmijët quhet “të rriturit në moshë të re” një kalim gradual nga adoleshenca në moshë të rritur që përfshin periudhën nga mosha 18 vjeç deri në moshën 30 vjeç.

Një hulumtim i fundit të cilin e ka kryer vetë psikologja, tregon se shumica e njerëzve ndjehen vërtet të rritur në moshën 20 vjeçare. Të rinjtë duhet të kryejnë një mori detyrat të mëdha dhe të vogla për të përjetuar tranzicionin e të qenurit i rritur, duke filluar nga marrja e një shtëpie me qëra deri tek ndryshimi i vajit të makinës.  Dhe një nga paradokset e të qenurit i rritur është se pavarësia e vërtetë përfshin të mësuarit  dhe si të kërkoni ndihmë.

Sipas studimit duket se fëmijët e rritur janë edhe më të lidhur me prindërit e tyre në momentin që largohen nga familja. Pra si ndodh kjo prindër? Mos kishit menduar se puna juaj ka mbaruar? Për fat të mirë ekzistojnë disa parime që maksimizojnë ndjenjat prindërore kur fëmijët janë larg dhe kjo ndodh për shkak se prindërit kanë shqetësimin nëse fëmijët e tyre mund t’ia dalin në synimet që duan të realizojnë.

Janë të shumtë prindërit që ofrojnë mbështetje financiare për fëmijët e tyre. Psikologja Arnet tregon shembullin e një pacienti të saj , i cili depozitonte një fond mujor për vajzën e tij 27 vjeçare e cila ishte një artiste e talentuar, por puna që ajo kryente nuk i mjaftonte për të shlyer pagesat e kolegjit. Varësia e saj financiare ndaj prindërve ishte bërë edhe më e madhe kur ngeli shtatzënë. Pacienti im më tregoi se bashkëshortja e tij nuk ishte ndjerë mirë për këtë fakt por nuk mund të “braktiste” financiarisht nipin dhe vajzën e saj.

Problemi fillestar qëndron se prindërit mendojnë se fëmijët, kanë privatësinë e tyre në moment që largohen nga shtëpia dhe detyra e tyre për të qenë prindër do të vazhdojë për gjithë jetën. Psikologja këshillon që nga ana tjetër prindërit duhet t’i lejojnë fëmijët e tyre të mësohen vetë me jetesën.  Pasi prindërit janë gjithnjë e më shumë protektiv ndaj fëmijëve të tyre. Ti ndihmosh fëmijët është ndryshe nga fakti  t’i bësh të paaftë .  

Në bazë të eksperiencave të saj  Arnet tregon një tjetër shembull të një nënë 57 vjeçare. Djali i kësaj pacienteje kishte probleme me gjobat e papaguara dhe do të paraqitej në gjykatë. Arnet shprehet se në mënyrë të kundërt nga këshillat, pacientja e saj shkoi në gjykatë dhe pagoi gjobat e djalit të saj, duke e privuar atë nga një mësim i vlefshëm. Arsyetimi i saj ishte “Nëse nuk paguaj gjobat e tij, ai do të humbasë patentën, do të braktisë kolegjin dhe të prishë të ardhmen e tij”.

Roli i prindërve tek të rriturit nuk duhet të mbrojë dhe të parandalojë, por të ndihmojë. Arnet shpjegon se prindërimi është diçka e vështirë dhe e bukur. Në moment që prindërit fillojnë dhe mendojnë se gjithçka është në rregull, atëherë del edhe një tjetër problem për fëmijët e tyre.

“E rëndësishme është që ju të edukoni fëmijët tuaj të jenë njerëz të mirë dhe të kërkojnë gjërat e duhura në jetë,” shprehet psikologja/The Wall Street Journal/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë