Mendim

Me Najadën, humbëm një mjeke dhe fituam një politikane

Najada Çomo është emri që përfaqëson mjekët në vijën e parë në luftën kundër Covid-19.

Për shumëkënd ajo është heroina e ditëve të sotme ndaj armikut të padukshëm.  

Shefe e shërbimit në Spitalin Infektiv, prej dy vjetësh, Najada Çomo u kthye shpejt në figurë “simbol” për atë që ndodhte brenda mureve të spitalit Infektiv në përpjekjen e  përditshme ndaj virusit vdekjeprurës.

Pjesë e Komitetit Teknik, Najada Çomo nuk doli nga kornizat e asaj çfarë duhej thënë në emër të jetës. Por Po, Najada Çomo mbahet mend edhe për deklaratën kundër Lulzim Bashës kur ky i fundit akuzoi se ishin fshehur shifrat e të vdekurve nga COVID-19.

E rreshtuar me mjekët e infektivit ajo kërkoi që politika të qëndronte larg mjekësisë, por vetëm të enjten, Çomo konfirmoi se do të bëhej pjesë e saj, duke pranuar ftesën e kryeministrit Rama për deputete.

Najada Çomo është mjeke infeksioniste me një cv të pasur kryesisht e specializuar për hepatitet virale dhe HIV/AIDS.

Me vendimin e sotëm, sistemi shëndetësor “humbi” një mjeke në kulmin e infektimeve dhe mundësisë së shtrëngimit të masave, dhe “fitoi” Politika.

Me mungesë stafi e mjekë të larguar jashtë pikërisht për shkak te sistemit dhe politikave të gabuara ndër vite të qeverive, politika po bën dëm edhe tek ata që kanë mbetur.

Najada Çomo largohet edhe nga Komiteti Teknik në emër të të cilit i pëlqen të flasë kryeministri Rama. Largohet edhe Tritan Kalo. Edhe ai për arsye “politike”. Ndryshe nga Najada që pranoi ftesën, Kalo e kish thirrjen kundër politikës.

Sepse edhe kësaj here, sipas tij, politika arriti të përçajë mjekët.

Me një mjeke të larguar atëherë kur duhej më shumë, me një tjetër mjek të qejfmbetur, i vetmi që ndante “shapin nga sheqeri” në menaxhimin e pandemisë në vend, Komiteti Teknik është katandisur në komitet zyrtarësh të varur nga qeveria duke nisur nga drejtorët Albana Fico, Marvina Sinani,  Vjollca Braho,  Mirela Cami e deri tek Skënder Brataj i cili së fundmi ka deklaruar se edhe ai do ta vlerësonte hyrjen në politikë, për të vijuar më pas me dy mjeke të tjera të përfshira në qeverisje në detyrën e zv-ministres, Mira Rakacolli dhe Eugena Tomnini.

Vijojmë pastaj me Gjeorgjina Lito, Shefe e Shërbimit të Pediatrisë, Silva Bino, Shefe e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, Andi Koraqi Shef i Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe e vetmja mjeke pa detyre shefe apo nivel drejtori, Flutura Beqo...


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë