Politike

Rama përfshin mjekët në politikë, Najada Çomo në listat e PS

Najada Çomo një nga personat që është rreshtuar në vijën e parë të luftës kundër COVID-19, njëherazi shefe e Spitalit Infektiv është përfshirë në listën e kandidatëve për deputet të PS-së.

Lajmi është bërë publik nga Rama gjatë shpalosjes së programit të shëndetësisë ku ishte e ftuar edhe Najada Çomo.

"Jam mirënjohës, por mbase është momenti për ta thënë këtë. Që të gjithë ta dëgjojnë, jam mirënjohës edhe për një fakt tjetër që duke pasur parasysh që në këtë udhëkryq që është kjo përballje, kjo garë e 25 prillit, Shqipëria duhet të flasë, të ndjejë, të jehojë zërin të atyre që janë qoftë në vijën e parë të kësaj lufte, apo në anën tjetër të kësaj linje është me siguri një arsye për të reflektuar lidhur me vetë skuadrës.

Një arsye për të bërë një hap dhe për të shtrirë dorën e lutjes duke kërkuar që dikush dhe kush më mirë se komandantja e vijës së zjarrit të vijë me ne, jo për të bërë deputetja e radhës në grup, as për të lënë vijën e zjarrit për t'u ulur në një nga karriget që janë shumë më të rehatshme, por jo dhe aq të rehatshme që njerëzit mendojnë, por për të qenë aty sa herë që duhet që zëri i brendshëm i atyre hapësirave ku lufta është luftë sy më sy të mos i mungojë parlamentit apo shumicës, dhe as qeverisë që do duhet të dëgjojë dhe të veprojë më shumë me njerëzit.

Kështu që në mënyrë spontane, ne me shumë kënaqësi morëm aprovimin tënd dhe të jap fjalën që ne nuk duam që t'i të bëhesh si ne, por ne si ju", njoftoi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë