Ne rrjet

Politika në Europë është si astrologjia

Diferenca midis astrologjisë dhe politikës së Europës është tmerrësisht e ngushtë. Të dyja janë më shumë art se sa shkencë. Të dyja përfshijnë ekspertë që bëjnë parashikime të pasakta,  me metrika të pakuptimta. Për shkak të rutinës së liderëve europianë, të dyja anët punojnë gjatë natës.

Çfarë astrologjia dhe Europa kanë të përbashkët është nevoja për evente misterioze për të cilat dinë shumë pak. Kur astrologët shikojnë nga parajsa, eurologët marrin vendime sipas kalendarit elektoral. Ashtu si fati i një personi është shkruar në yje, fati i Europës vendoset nga votat.

Zgjedhjet ofrojnë konstelacione politike nga të cilat zyrtarët e BE-së vendosin të ardhmen e tyre, njësoj si një pensionist kur lexon horoskopin. Gjermania, një ndër më të rëndësishmit e klubit, do të ketë zgjedhjet më 26 shtator. Negociatat për koalicion parashikohen të zvarriten me muaj, ndoshta deri në janar ose deri në pranverë.

Kështu, nisin dhe zgjedhjet presidenciale gjatë prillit 2022 në Francë, duke e bërë lëmsh edhe njëherë Europën.

BE-ja është kritikuar shumë herë për një deficit demokracie. Në këtë moment ka një suficit të saj. Nëse Brukseli do të ishte me të vërtetë një shtet burokratik, ata nuk do të rrinin duke pritur krijimin e një qeverie të re në Gjermani. Në BE ka ndaluar zhvillimi i legjislacioneve thelbësore siç është ai për shpenzimet, ndërkohë që gjermanët votojnë.

Politikat kombëtare të vendeve dhe vetë politika e Europës, ndoshta nuk kanë shumë të përbashkëta, por janë të lidhura me njëra-tjetrën siç është hëna e lidhur me valët e detit.

Por një revolucion Kopernikian po zhvillohet në politikat e Europës. Qendra e gravitetit në BE po zhvendoset. Përgjatë 16 viteve të shkuara është rrotulluar rreth Angela Merkel. Një figurë popullore dhe një forcë dominonte në kontinent. Kushdo të vijë pas saj nuk do të mund të bëjë asnjërën. Pasardhësi i saj do të jetë pa eksperiencë që mund të krijojë vakum në politikat e Europës.  

Jupiteri po rrotullohet. Emanuel Macron njëherë premtoi një presidencë “jupiteriane”, duke u krahasuar  jo me një Zot, por me mbretin e Zotëve. Ngjarjet që ndodhën e tërhoqën atë mbrapsht në Tokë. Nëse, Macron fiton përsëri, do të zërë vendin e liderit më të fuqishëm në grup.

Eurologët më optimistë shohin një lidhje perfekte. Macron është lideri më ambicioz kur vjen puna për reformat. Nëse ai rizgjidhet do të përmbushë ambiciet e mbetura.

Pasardhësi i mundshëm i Merkel, mund të jetë Olaf Scholz, një social-demokrat që i pëlqen ideja  e shpenzimeve.

Në Itali, Mario Draghi, ish-drejtuesi i Bankës Qendrore Europiane, drejton një qeveri “të martuar” për të përmirësuar ekonominë, në këmbim të fondit 190 mld euro.

Për herë të parë në Europë, drejtuesit e tre shteteve e shohin të ardhmen e kontinentit njësoj.

Varet shumë nëse Draghi do të rrijë gjatë në zyrë. Draghi dhe Macron janë aleatë natyralë.

Disa parashikime janë të errëta.

Një socialdemokrat gjerman mund të ketë më shumë të përbashkëta me homologun e tij kristian-demokrat sesa me, me një deputet italian të qendrës së majtë. Në fund të fundit, Scholz po bën fushatë si "pasardhësi i Merkel". Rrethanat e lindjes vlejnë shumë për politikën europiane dhe zodiakun.

Kur shprehni dëshirë mbi 12 yje

Me kaq shumë trupa lëvizës në kupën politike, nuk është çudi që eurokratët të përballen me kriza për arritjen e reformave. Në vend që të prisni momentin e përsosur kur veprimi është i thjeshtë, prisni një moment të tmerrshëm me shenja të errëta dhe vdekjeprurëse, kur veprimi është i domosdoshëm. Përshtypja që lë BE, se është një trup që ringjallet vetëm kur gjërat shkojnë keq është i pashëndetshëm.

Por ideja që BE mund të jetë e guximshme vetëm në krizë është një mit. Ndonjëherë është kështu kur yjet janë pozicionuar në mënyrë paqësore. Gjatë viteve 1990 dhe 2000, kur gjërat ishin relativisht të mira si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, BE -ja kaloi një periudhë revolucionesh. Ajo u zgjerua në lindje, futi euron, krijoi dhe rishkruajti traktatet e saj çdo disa vjet. Vetëm në vazhdën e krizave financiare dhe të Covid-19, kur reformat kushtetuese në panik u shmangën nga udhëheqësit e rraskapitur para se të hapeshin tregjet, kriza doli në pah.

Një lidhje politike midis Parisit, Romës dhe Berlinit është një gjë e rrallë. Mund të mos vijë përsëri së shpejti. Në të vërtetë, mund të mos vijë fare. Politika italiane mund të kthehet në mesataren e saj të paqëndrueshme. Më shumë se 40% e votuesve italianë duket se do të mbështesin partitë e së djathtës ekstreme në zgjedhjet e ardhshme, që priten jo më vonë se viti 2023. Macron mund të kundërshtojë zgjedhjet franceze, ndërsa gjithçka mund të ndodhë tani në Gjermani. Por një asteroid tjetër do të vijë shumë shpejt. Astrologët dhe Eurologët rrallë i vënë re kur vijnë.

Burimi: The Economist/ Përshtati: Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë