Analize

Përse italianët kanë filluar ta duan sërish Merkelin?

Gjatë dekadës së fundit, Angela Merkel mund të ketë qenë figura më e urryer në Itali. Në kulmin e krizës së borxhit, protestuesit grekë e krahasonin Merkel me Adolf Hitlerin, një mënyrë e pahijshme për të kritikuar reformat e dhimbshme strukturore dhe masat shtrënguese që iu imponuan Athinën.

Edhe pse Greqia dhe Gjermania dikur personifikonin përçarjen midis jugut dhe veriut të Evropës, ajo që ka marrë tanimë rolin e Athinës në vitet e fundit për shkak të borxhit të saj të madh është Italia. Ditët e para të pandemisë i përkeqësuan gjërat midis Berlinit dhe Romës, ndërsa politikanët italianë fajësuan gjermanët për mungesën e solidaritetit në një kohë krize të thellë.

Fatmirësisht, ka shenja që kjo marrëdhënie ka filluar të rregullohet. Gjermania ka qenë e etur për të ndihmuar pacientët e huaj me Covid-19, përfshirë edhe ata në Itali, dhe ka filluar një mision diplomatik për të përmirësuar reputacionin e saj në vend. Merkel është bërë një nga aleatët më të çmuar të Italisë pasi ajo mbështeti një fond të madh për rimëkëmbjen e pandemisë përballë kundërshtimit nga vendet si Holanda dhe Austria. Ndërsa mendimet për Bashkimin Europian mbeten të ftohta në Itali, shumë italianë duket se duket kanë filluar të ndërrojnë mendim për Merkelin.

Që nga krijimi i eurozonës, Berlini ka qenë mbrojtësi më i madh i shtrëngimeve buxhetore dhe i ortodoksisë monetare. Gjermania ka bërë vazhdimisht presion për zbatimin e rregullave fiskale siç janë Pakti i Stabilitetit dhe Rritjes, të cilat kufizojnë madhësinë e deficiteve dhe borxheve kombëtare të vendeve anëtare.

Bundesbank ka kohë që kundër masave si blerja e bonove që kanë mbuluar kostot e krizës për vendet e tilla si Italia. Politikanët në Europën Jugore kanë akuzuar Gjermaninë për vendosjen e masave shtrënguese në vendet e tyre, duke e fajësuar atë për gjithçka, nga shkatërrimi i infrastrukturës te shërbimet shëndetësore joefektive.

Covid-19 rriti edhe më shumë kritikat ndaj Merkel. Kryeministri i Italisë, Xhuzepe Konte, dha një intervistë për një televizion gjerman mars për të kërkuar solidaritet me Italinë përballë pandemisë. Në maj, një sondazh tregoi se përqindja e italianëve që thanë se kishin besim tek Gjermania kishte rënë në 26%, duke e vendosur Berlinin në të njëjtin nivel me Pekinin dhe poshtë Rusisë.

Situata ka ndryshuar që nga ato ditë të errëta. Publiku gjerman, prej kohësh skeptik në lidhje me solidaritetin europian, u duk se u zbut. Imazhet dramatike që dilnin nga Italia gjatë valës së parë të shpërthimit, përfshirë ushtrinë që transportonte arkivole nga Bergamo sepse varrezat ishin të mbingarkuara, tronditën gjermanët. Qeveria gjermane i transferoi pacientët nga njësitë e kujdesit intensiv në Lombardi dhe rajone të tjera në spitalet e saj më pak të mbingarkuara.

Një përmirësim edhe më i thellë i marrëdhënieve SML ndodhi gjatë pranverës, kur Merkel hoqi dorë nga kundërshtimi i saj i gjatë për ngritjen e një fondi të madh borxhi në nivel europian. Në korrik, udhëheqësit e Europës të jepnin 750 miliardë euro për të shpërndarë grante dhe hua për vendet anëtare në varësi të nevojave të tyre ekonomike. Merkel ndihmoi në kapërcimin e kundërshtimit nga vendet "e kursyera" të bllokut, përfshirë suedezët dhe finlandezët, si dhe holandezët dhe austriakët. Në dhjetor, kur Hungaria dhe Polonia i rezistuan fondit për shkak të tentativave për ta lidhur atë për respektimin e "shtetit të së drejtës", Merkel përsëri ndërmjetësoi një marrëveshje. Në sytë e Italisë, kundërshtari i madh është bërë heroi i tyrë më i madh.

Në tetor, kur Konte duhej të linte një takim të BE për shkak të angazhimeve të brendshme, ai delegoi Merkel të diskutonte në emër të Italisë në negociatat thelbësore mbi fondin e pandemisë, një lëvizje që do të ishte e pamendueshme vetëm një vit më parë.

Italianët gjithnjë e më shumë po e shikojnë kancelaren gjermane si një udhëheqëse efektive, falë menaxhimit të saj kompetent të pandemisë. Në dhjetor, një sondazh i Sky Italia tregoi se shumica e të anketuarve menduan se ajo do të kishte qenë udhëheqësja më e mirë gjatë krizës. Në mes të dhjetorit, kur Merkel njoftoi një raund kufizimesh më të rrepta bllokimi në Gjermani, qeveria italiane vendosi të rishikojë zbutjen e kufizimeve gjatë Krishtlindjeve. Tani, gjermanët po udhëheqin gjermanët dhe italianët.

Marrëdhënia midis Gjermanisë dhe Europës Jugore do të mbetet e ndërlikuar. Drejtimi i ardhshëm i politikës monetare dhe përdorimi i fondit të pandemisë janë vetëm dy çështje mbi të cilat detyrimisht do të lindin mosmarrëveshje me Italinë. Por, tani për tani, afrimi midis Berlinit dhe Romës është një lajm i mirë për Eurozonën. Kjo dëshmon se Europa mund të tregojë unitet dhe në një kohë emergjence. /Bloomberg/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë