Para

Përgjigja radikale ekonomike e Europës ndaj Covid-19

BE tani mund të marrë hua, por sa mirë mund ta shpenzojnë shtetet anëtare atë?

Si e gjithë Europa, Venecia është goditur rëndë nga pandemia dhe i ka sytë nga fondi i Next Generation (NGEU) që ta rikthejë përsëri në këmbë (osë në ujë).

Në pranverën e 2020-ës ishte e qartë që kërdia e bërë nga Covidi do të dëmtonte Europën dhe disa vende të tjera akoma më shumë. Në një situatë të tillë, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emanuel Macron ranë dakord për një fond miliarda eurosh në ndihmë të vendeve më të varfëra në Europë.

Komisionerët ekonomikë të BE-së e cilësojnë si një veprim revolucionar pasi më parë, diçka e tillë ishte e paimagjinueshme. Vetë Gjermania nuk pranonte kurrësesi të bashkonte paratë në kolektiv me fuqitë e tjera të BE-së, por pandemia të ndryshoka mendjen.

Fondi i vendosur është 750 miliardë euro, nga të cilat 672 miliardë do të shkojnë si formë grantesh dhe huash për rimëkëmbje tek shtetet e tjera. 77.5 miliardë euro do të shkojnë si fonde investimi.

Mënyra si është vendosur shpërndarja, do t’i tregojë vendeve të vogla anën e keqe të të ardhurave me rëndësi reale makroekonomike.

Bullgaria, Kroacia dhe Greqia do të marrin 10% të PBB-së tyre vjetore si shtet. Shtetet e pasura si Gjermania dhe Danimarka do të marrin më pak se 1% dhe Italia me Spanjën më shumë me 1.5 dhe 1.2% respektivisht.

Pa u shpërndarë akoma, fondi Next Generation (NGEU) po ndikon në tregjet e obligacioneve duke u munduar të mbajë kostot e huave të vendeve të varfëra në të njëjtin nivel me vendet e pasura.

Kur obligacionet të emetohen, i gjithë tregu do të pësojë ndryshim.

BE-ja parashikon të krijojë një instrument financiar të njëjtë me Thesarin në SHBA, që mbështet realisht ekonominë e Bashkimit Europian. Ekonomistët mendojnë se një veprim i tillë duhet të ishte ndërmarrë dy dekada më parë dhe se euro do të kishte qenë e sigurtë.

Studiuesit nga Berlini thonës, se fondi i BE-së është një vendim i pakthyeshëm i arkitekturës financiare të të gjithë kontinentit.

BE-ja na tregoi që në një krizë financiare mund të mbledhim paratë dhe t’i shpërndajmë, por që kjo të funksionojë, shtetet anëtare duhet të luajnë topin. Ministritë e Financave duhet të paraqesin në Komisionin Ekonomik planet e tyre të rimëkëmbjes, investimeve dhe reformave. Që paratë të merren duhet të përmbushen disa kritere.

Të paktën 37% e planeve të vendeve duhet të lidhen me objektivat për kushtet klimatike dhe 20% për digjitalizim. Reformat duhet të ndjekin "rekomandimet specifike të vendit" të deklaruara nëpër komisione, por të injoruara nga qeveritë për vite me rradhë.

Politikanët europianë thonë se kushtet e BE-së për klimën do ta bëjnë rajonin udhëheqës të sensibilizimit mjedisor. Nga ana tjetër, disa vende duan vetëm të dalin nga gjendja e keqe dhe kushtet i duken shumë kufizuese. As studiuesit nga Madridi nuk janë dakord.

“Për cfarë do i duhen Spanjës panelet diellore apo mullinjtë me erë, kur ata vetëm duan të mbijetojnë,”-thotë një studiues, Angel de la Fuente në Spanjë. "Gjërat që mund të kenë kuptim në Danimarkë nuk na ndihmojnë domosdoshmërisht në Spanjë."

Reforma e kërkuara janë të panjohura për shumë nga shtetet dhe koha e gjatë për t’i realizuar i frikëson ato se do të ngadalësojë rimëkëmbjen që nevojitet.  Fuqitë e Bashkimit Europian mbështesin idenë se reformat nxisin shpenximin e paarve më shpejt dhe në mënyrë më efektive.

Planet priten të paraqiten të shkruara në mijëra faqe në muajin prill dhe më pas të shikohen dhe miratohen nga komisionet. Ekonomistët e Bankës Qendrore Europian, bashkë me kreun Christine Lagarde, thonë se një proces i tillë do të hapë vend për burokraci dhe do të ngadalësojë të gjithë planin.

Eurokratët  e dinë se koha është thelbësore, e po ashtu e dinë se suksesi i skemës së ndihmës ekonomike varet nga mundësia e qeverive për t’i shpenzuar paratë shpejt dhe me eficensë.

Nëse ndodh kështu, BQE parashikon një rritje të PBB-së ,e 1.5% brenda gjysmës së vitit 2021. Duke treguar se cfarë ndodh kur të gjithë fuqitë bashkohen bashkë. Zyrtarët e Brukselit e cilësojnë këtë situatë si një bast, ku do të fajësohen të gjthë cilido të jetë rezultati.

Vështirësia më e madhe është në Itali, ku rritja ekonomike ishte negative përgjatë 20 viteve të fundit. Investimet mund ta rregullojnë gjendjen e Italisë, por vitin e kaluar ajo mezi mori pjesën që i takonte nga katër fonde të ndryshme strukturimi nga BE-ja.

Pavarësisht se NGEU nuk do të mund të ringrejë përsëri ekonominë e Italisë, ka patur ndikim në politikëbërjen e brendshme. Bujaria e shtetit italian ndaloi euroskepticizmin. Fillimisht plani i sugjeruar nga Giuseppe Conte u mor në dorë nga Mario Draghi. Kur ishte në krye të Bankës Qendrore Europiane, Draghi thoshte “do të bëjmë çfarë duhet” kur përballej më kriza të tilla. Tashmë ai po qeveris shtetin italian dhe po rishikon planin e paraardhësit të tij të dërguar në Ministrinë e Financave. Komisioni europian është optimist për të ardhmen e Italisë.

Vështirësia ekonomike dhe financimi i dobët mund të rrezikojnë planin, por ekspertët thonë se duhet bërë kujdes me investimet publike të pasuksesshme.

Jugu i Italisë që ka qenë gjthmonë më pak i zhvilluar po pret të marrë  pak më shumë fonde nga NGEU.  Flitet për ndërtimin e një hekurudhe në Apenin, përmirësim të infrastrukturës dhe rregullimin e problemeve me ujin.

Zemërimi i negociatave të Italisë po ndihet edhe në anën tjetër të Alpeve.

Zyrtarët francezë e pranojnë se duhet të ketë rregulla dhe mbikëqyrje dhe në të vërtetë ata ndihmuan në përpilimin e tyre por  kanë frikë se gjërat do të bllokohen në procedurën burokratike.

Zyrtarët në Bruksel pranojnë se nuk mund të jenë të verbër ndaj orareve politike në Francë.

Pedro Sánchez, kryeministri, dëshiron të përdorë paratë për të ndihmuar Spanjën të bëhet një lidere në "lëvizjen elektronike", duke hedhur para në pajisjet e prodhimit të baterive dhe makinave elektrike dhe duke ndërtuar mijëra pika rimbushëse. Qeveria gjithashtu dëshiron të investojë në digjitalizimin e operacioneve të saj dhe përdorimin e energjisë elektrike të rinovueshme për të prodhuar hidrogjen, një ndërmarrje për të cilën Europa po bëhet mjaft e etur.

Por megjithëse mund të përmbushë miratimin në Bruksel, plani i rimëkëmbjes nuk është pa kritikë në Spanjë.

Nuk ka "shumë detaje" në plan dhe nuk ka "procedura të qarta për vlerësimin e projekteve", thotë z. De la Fuente.

Paratë nga shitja e obligacioneve duhet të fillojnë të rrjedhin në verë, me 1/4 e totalit të disbursuar këtë vit. BQE nuk pret që nivelet e pbb-së të kthehen në nivelet para-pandemike deri në tremujorin e dytë të vitit 2022.

Megjithatë, tregjet besojnë se obligacionet do të shlyhen me huazime të reja, siç është shumica e borxhit të qeverisë.

Në shumicën e vendeve, grantet do të kenë më pak rëndësi sesa përpjekjet fiskale kombëtare dhe nevojat për reforma të shumë shteteve janë shumë të mëdha për t'u rregulluar nga një ndërhyrje jetëshkurtër.

Sidoqoftë ekzistenca e tij ka ngjallur ambicie.

Ministrja italiane për Jugun, Mara Carfagna, e krahason situatën me atë të vendit të saj në vitet 1950, kur 800 km autostradë u ndërtuan midis Milanos dhe Napolit në vetëm tetë vjet. Ajo dëshiron që "edhe një herë të mundësojë që Italia të bëhet një shembull për botën".

Diku tjetër aspiratat janë më pak madhështore, dhe dyshimet për shpërndarjen dhe reformën vazhdojnë. "Ne nuk e dimë nëse, kur të vijnë paratë, do të jetë për ministrin përkatës ose rajonin për të shpenzuar", thotë nënkryetari i Bashkisë së Venecias, Andrea Tomaello.

Sipas tij, qyteti favorizon përparësitë lokale dhe dëshiron të rinovojë shkollat ​​e mesme dhe t'i bëjë ato më efikase.

Burimi: The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë