Gazeta Si – Dy ditë pas vrasjes së Ilir Likës para banesës së tij, hetuesit kanë zbuluar detaje të reja nga krimi që tronditi Laçin.
Sipas burimeve nga grupit hetimor, janë gjetur dhe sekuestruar dy armët e zjarrit që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes, si dhe 15 gëzhoja e sende të tjera me interes për hetimin.
Burime bëjnë me dije, se njëra prej armëve është një revolver, i cili është dërguar për ekspertizë balistike për të verifikuar përdorimin e tij në krim dhe për të hedhur më shumë dritë mbi dinamikën e ngjarjes.
Një nga pistat që po hetohet, është edhe mundësia e një shkëmbimi zjarri mes palëve, çka pritet të përcaktohet pas ekspertimeve balistike dhe provave të mbledhura.
Të premten, referuar burimeve, dyshohet se autorët e kanë ndjekur 40-vjeçarin deri në momentin kur e ekzekutuan pranë apartamentit të tij.
Viktima kishte parkuar automjetin disa metra larg banesës dhe po ecte në këmbë, kur është qëlluar me të paktën shtatë plumba. Njëri prej tyre e ka goditur në kokë, duke i shkaktuar vdekjen në vend.
Për vrasjen e Ilir Gjinit vijon të jetë në kërkim Emiljan Suti, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë pasur rol në krim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje