Gazeta Si – Policia e Shtetit po verifikon rreth 10 mijë llogari të hapura në rrjetet sociale, pasi dyshohet se po cenohet interesi ekonomik i vendit.
Gjatë ditëve të fundit, strukturat e luftës kundër krimeve kibernetike kanë evidentuar një aktivitet të sinkronizuar që konsiston në publikimin masiv të komenteve dhe vlerësimeve (reviews) negative ndaj hoteleve, restoranteve dhe resorteve në Shqipëri.
Në një konferencë për mediat, kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu shqetësimin në lidhje me komentet negative të ndodhura ditët e fundit në disa biznese.
Ai tha se këto veprime, dëmtojnë sektorin e turizmit, duke theksuar se bëhet fjalë për një sulm të koordinuar.
“Sot jam para jush, për të bërë publik një shqetësim serioz, e cili lidhet me një veprimtari të dyshuar të koordinuar në hapësirë kibernetike, kjo veprimtari nëse konfirmohet nga hetimet, rrezikon të dëmtojë jo vetëm bizneset e caktuara, si sektorin e turizmit dhe imazhin e Shqipërisë si një vend i sigurt dhe mikpritës. Po hasen veprimtari kibernetike. Mbi 10 mijë llogari sociale në rrjete sociale po verifikohen. Me këto veprime po cenohet interesi ekonomik i vendit”, tha Hita.
Sipas Hitës, “janë evidentuar raste kur e njëjta llogari ka publikuar vlerësime negative për biznese në qytete, Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Korçë, Vlorë e Sarandë. Nëse provohet që është e qëllimshme, prek konkurrencën, besimin e konsumatorëve dhe perceptimin e Shqipërisë si një destinacion i sigurt”.
Kryepolici i vendit, i bëri thirrje qytetarëve se kush ka kontaktuar raste të ngjashme, të paraqesë kallëzim në polici.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje