Drejtësia

Tjetërsim pronash në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie ndaj ish-funksionarëve të Hipotekës dhe përfituesve

Gjykata e Durrësit ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj ish-funksionarëve të Hipotekës së Durrësit dhe personave të dyshuar si përfitues të pronave, në kuadër të një hetimi 4-vjeçar të Prokurorisë mbi një skemë të dyshuar të tjetërsimit të tokave.

Personat e përfshirë dyshohen për falsifikim dokumentesh, mashtrim dhe shpërdorim detyre. 

Sipas burimeve, hetimi nisi pas inventarizimit të regjistrave hipotekorë në Kadastrën e Durrësit, ku u konstatuan parregullsi të shumta në dokumentacion.

Masat e sigurisë përfshijnë arrest me burg për 4 persona, arrest në shtëpi për 4 të tjerë dhe detyrim paraqitjeje për 4 persona të tjerë, të dyshuar për vepra të ndryshme penale që lidhen me falsifikimin e dokumenteve, mashtrimin dhe shpërdorimin e detyrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë