Ka ndodhur

Vritet me armë zjarri një person brenda makinës në Dukagjin, dyshohet për hakmarrje

Gazeta Si – Një person është vrarë me armë zjarri në qytetin e Shkodrës, konkretisht në zonën e Dukagjinit në aksin rrugor Prekal–Kir.

Sipas policisë, rreth orës 19:00 është konstatuar në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, shtetasi Aleksandër Koçeku.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka në oborrin e shtëpisë së tij më 26 Shkurt 2025 në fshatin Guci e Re në Shkodër.

Për vrasjen e 20-vjeçarit, janë vënë në pranga Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj, ndërsa ka dyshime se në ngjarje është i përfshirë dhe Aleksandër Koçeku.

Vëllai i Aleksandër Koçekut, 43-vjeçari Vasel Koçeku dhe 20-vjeçari Klaudio Lisaj ndodhen në qeli për vrasjen e Pavlin Prekës.

Pra, hetuesit nuk e kanë përjashtuar mundësinë që ngjarja e sotme mund të ketë ndodhur për hakmarrje, për vrasjen e Pavlin Prekës.

Vrasja e Pavlin Prekës dyshohet se ndodhi pasi viktima kishte shfaqur dëshirën për të rrëmbyer vajzën e njërit prej autorëve të krimit, 43-vjeçarit Vasel Koçeku, me të cilën kishte një lidhje intime.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë