Shendet

Implantet e gjoksit shkaktojnë sëmundje të rralla

Pas sulmeve nga femrat që thanë se ishin dëmtuar nga implantet e gjirit, Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës propozoi të mërkurën se mund të ketë komplikime të ndryshme nga pajisjet, duke përfshirë ndonjë kancer të rrallë, një mal me simptoma të tjera dhe nevoja për kirurgji të tjera.

Agjencia rekomandoi që prodhuesit të përdornin paralajmërime që deklaronin çdo rrezik që mund të vinte nga implantet, duke përfshirë faktin që ato nuk janë pajisje që mund ti mbash gjithë jetën dhe shanset e komplikimeve rriten gjatë gjithë kohës. Paralajmërimi do listojë gjithashtu lidhjen e pajisjeve me një formë të rrallë të sëmundjes ‘lymphoma’ dhe do të shkruajë se disa pacientë kanë raportuar se kanë ndjerë lodhje, dhimbje në muskuj dhe nyje.

U propozua gjithashtu që pacientëve tu jepej një listë për të kontrolluar çdo rrezik apo përfitim që vinte nga implantet përpara se femrat ti përdornin ato. Kjo lëvizje është një përgjigje për ankesat nga pacientët të cilët thanë se nuk ishin të informuar mbi problemet që mund të vinin pas operacionit.

Implantet e gjoksit filluan të përdoreshin gjatë viteve 1960 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tre dekada më vonë, pas shumë raportimeve të cilat i lidhnin këto pajisje me sëmundje të ndryshme, Administrata e Ushqimeve dhe Ilaceve e justifikoi duke thënë se prodhuesit e tyre nuk e kishin provuar sigurinë dhe efikasitetin e pajisjes.

Pajisjet ishin të disponueshme vetëm për pacientët me kancer të cilët po kalonin nëpër procedura rindërtuese, edhe për këtë rast përdoreshin vetëm për trajtim klinikal. Në vitin 2006, Agjencia aprovoi dy implante të reja silikoni.

Në vitin 2011, Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve deklaroi se femrat të cilat përdornin implante gjiri mund të kenë një rrezik të vogël që të zhvillojnë ‘llymphoma-n’ e rrallë. Në korrik, prodhuesi I implanteve, Allergan, bëri një thirrje në mbarë botën për implantet e tij, pasi Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve zbuloi një rritje të ndjeshme të një kanceri të rrallë dhe një numër vdekjesh të lidhura me produktin. Ajo i kërkoi kompanisë ti largonte implantet nga tregu i Shteteve të Bashkuara.

Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve gjithashtu bëri thirrje për udhëzime të reja për paralajmërime ndaj ndonjë çarjeje të mundshme, si dhe një rekomandim që prohuesit të përfshijnë informacion mbi përbërësit e produkteve në etiketimin e pajisjeve i cili është i lehtë për t’u kuptuar nga pacientët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë