Shkencë

Parashikimet e shkencëtarëve/ 968 mikrobe të fshehura në akull mund të sjellin pandemitë e ardhshme

Një valë e re e pandemive mund të shkaktohet nga mikrobet e mbyllura në akullnajat tibetiane, nëse ato çlirohen nga shkrirja e akullit, paralajmërojnë shkencëtarët.
Shkencëtarët tashmë po parashikojnë krizën e ardhshme globale shëndetësore. Ata thonë se ajo mund të shkaktohet nga një mikrob i mbyllur në një akullnajë tibetiane.

Studiuesit nga Universiteti Lanzhou studiuan 21 akullnaja në rrafshnaltën tibetiane dhe gjetën prova të 968 mikrobeve, shumica e të cilave nuk janë parë kurrë më parë.
Në mënyrë shqetësuese, ekipi gjithashtu identifikoi më shumë se 25 milionë gjene që kodojnë proteinat, duke përfshirë disa që mund të ndikojnë në aftësinë për të shkaktuar sëmundje.

“Mikrobet patogjene moderne dhe të lashta të bllokuara nga akulli mund të çojnë në epidemi lokale dhe madje edhe në pandemi”, shkruajnë studiuesit në revistën “Nature Biotechnology”.
Në studim, ekipi mblodhi baktere dhe forma mikroskopike të jetës të quajtura arkea, nga 21 akullnaja në pllajën tibetiane, nga 2016-2020.
Ekipi zbuloi gjithashtu më shumë se 25 milionë gjene që kodojnë proteinat – duke përfshirë disa që mund të ndikojnë në aftësinë për të shkaktuar sëmundje.

Studiuesit nga Lanzhou studiuan 21 akullnaja në Rrafshnaltën Tibetiane-Marrë nga Daily Mail-Gazeta "Si"-11.07.2022.

“Këtu ne paraqesim për herë të parë, katalogun e dedikuar të gjenomit dhe gjeneve për ekosistemet e akullnajave, që përfshin 3,241 gjenome të mbledhura nga metagjenomi dhe 25 milionë proteina nga 85 metagjenome të akullnajave tibetiane dhe 883 izolime të kultivuara”, shkruan studiuesi.
Gjetjet tregojnë se shumë mikrobe kanë evoluar për t'i bërë ballë kushteve ekstreme, sipas ekipit.
"Sipërfaqet e akullnajave mbështesin një grup të larmishëm të jetës, duke përfshirë bakteret, algat, arkeat dhe kërpudhat e tjerë”, shpjeguan ekspertët.

Mikroorganizmat kanë demonstruar aftësinë për t'u përshtatur me këto kushte ekstreme dhe për të kontribuar në proceset jetike ekologjike.
Rrafshnalta Tibetiane është burimi kryesor i ujit për disa nga lumenjtë më të mëdhenj në botë, që do të thotë se çdo mikrob i rrezikshëm mund të arrijë shpejt një numër të madh njerëzish.

Në mënyrë shqetësuese, një raport i vitit 2019 nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), paralajmëroi se deri në dy të tretat e akullnajave të mbetura të rrafshnaltës tibetiane, rrezikojnë të zhduken deri në fund të shekullit.
Ekipi shpreson se projekti, të cilin ata po e quajnë "Gjenioma dhe Gjeni i Akullit Tibetian" (TG2G), do të jetë i dobishëm për studiuesit në të ardhmen.
Katalogu TG2G, ofron një bazë të dhënash dhe një platformë për arkivimin, analizën dhe krahasimin e mikrobiomeve të akullnajave.

Burimi: DailyMail/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë