Ka ndodhur

Makina përfundon në Lanë, lëndohet shoferi

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm. Një automjet ka përfunduar në lumin Lana, ngjarje e cila dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.

Shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë