Lajme

Pashkët ortodokse, fluks i shtuar në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, po punohet me sportele të shtuara

Ashtu sic ndodh cdo vit, edhe për keto Pashkë ka pasur një fluks të shtuar në hyrje të pikave kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, pasi emigrantët shqiptarë po kthehen në vendlindje për të festuar Pashkën ortodokse.

Raportohet zyrtarisht se në Kapshticë (deri në publikimin e këtij lajmi) kanë hyrë 6942 dhe kanë dalë 3274 shtetas. Në Qafë-Thanë kanë hyrë 4070 dhe kanë dalë 3712 shtetas.

E njëjta situatë edhe në pikën kufitare të Kakavijës Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11450 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 7150 në hyrje dhe 4300 në dalje, si dhe 3264 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 2160 në hyrje dhe 1104 në dalje.

Në varësi të situatës po punohet me sportele të shtuara dhe deri tani nuk ka pasur probleme me radhët


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë