Njerez

Rrëfehet e mbijetuara e ISIS: Nën tortura dhe skllave seksi

Nga Nadia Murad - Tregu i skllevërve u hap natën. Dëgjonim trazirat në katin e poshtëm ku militantët, regjistronin videot e tyre dhe organizonin krimet e ardhshme. Kur njeri prej tyre hyri në dhomë, të gjitha vajzat filluan të bërtisnin, ishte si një skenë shpërthimi, por këtë herë një “shpërthim njerëzish”. Shumë prej nesh ishim të plagosura, disa të tjera kishin të vjella të vazhdueshme por asgjë nuk i ndalte militantët. Ata vërtiteshin në dhomë duke na parë egër dhe filluan të na përdhunonin, ndërsa ne bërtisnim dhe luteshim që të na lëshonin. Njëri nga militantët u drejtua nga vajzat më të bukura duke i pyetur “Sa vjeç jeni?”. Dhe duke i prekur nëpër flokë dhe buzë ai pyeti përsëri: “A janë të virgjëra?" Ndërsa gardiani që na ruante duke qeshur i tha: “Natyrisht". Për ta ne ishim “një produkt dhe tregtari po krenohej”. Të gjithë militantët na preknin ku të dëshironin, ata drejtonin duart mbi zemrën tonë dhe na lëndonin si të ishim kafshë. Ishte një kaos i vërtetë, derisa ata dolën nga dhoma dhe vazhdonin të analizonin vajzat duke bërë pyetje në gjuhën arabe ose turke.

Anëtarët  na urdhëronin gjatë gjithë kohës të qetësoheshim, na bërtisnin dhe  shpesh herë na godisnin me kamxhik, por urdhrat e tyre na bënin të bërtisnim më fortë. Ishte e pa mundur ta shmangia njërin prej tyre. Unë i ulërija gjithë kohës, duke i larguar duart nga këmbët e mia dhe vajzat  e tjera bënin të njëjtën gjë.   Në momente që po na dhunonin, një tjetër militant ndaloi përpara nesh. Ai ishte një militant i rangut të lartë dhe quhej Salvan, sytë e tij ishin të thellë dhe të gjerë, dukej sikur ishte tërësisht i mbuluar me flokë dhe nuk mund ta cilësoja si njeri por përbindësh.

Nadia Murad

Sulmi i Sinjarit në Irakun e veriut dhe marrja e vajzave për t’u përdorur si skllave seksi nuk ishte një vendim spontan i bërë në fushatën e betejës nga një ushtar lakmitar. Shteti Islamik i kishte planifikuar të gjitha, si do të vinin në shtëpitë tona, çfarë e bënte një vajzë me të vlefshme se një tjetër, cila ishte e duhura për militantët dhe cila ishte ajo që duhet të torturohej.  Gjatë gjithë kohës ata shkruanin në revistën e tyre të propagandës “Dabiq”se dëshironin të rekrutonin njerëz të rinj në mënyrë që bota të kishte shpëtim, por ISIS nuk ishte aq origjinal sa anëtarët e saj e tregonin. Ata nuk bënin propagandë për fenë, thjesht kënaqeshin duke iu bërë keq të tjerëve. Përdhunimi është përdorur gjatë gjithë historisë si një armë lufte.

Unë nuk e kisha menduar kurrë se do të kisha ndonjë të përbashkët më gratë në Ruandë, madje as nuk e dija se ekzistonte si vend deri në momentin që hyra ne kthetrat e Shtetit Islamik, tashmë unë kam lidhje më to në mënyrën më të keqe të mundshme, si viktimë e krimeve të ISIS-it. Është shumë e vështirë për të folur për ata sepse askush në botë nuk ika ndjekur akoma penalisht, veprimet e tyre prej 16 vjetësh në Sinjar.

Në katin e poshtëm, një nga militantët po na regjistronte emrat në një fletore, duke na prezantuar në sytë e botës, si të ishim njëlloj si ata, ndërkohë që ne ishim të rrëmbyera. Unë isha duke parë nga dyshemeja, gjatë gjithë kohës shikoja këmbët e militantëve dhe të vajzave që kalonin përpara meje. Në turmë pash një palë sandale dhe këmbët e një burri, që ishin të dobëta sa këmbët e një femre, nuk u mendova shumë dhe shkova drejt tij duke i’u lutur “Të lutem më merr me vete,” thashë. “Bëj çfarë të duash por nuk mund të shkoj me këtë gjigand.” Nuk e di pse djaloshi ra dakord me mua dhe duke më parë, u kthye nga Salvani dhe i tha: “Ajo është e imja,”  Njeriu i dobët ishte gjykatës në Mosul dhe askush nuk e kundërshtonte. “Si quhesh?” më pyeti me një zë të butë, por të pasjellshëm. “Nadia”, i thashë. Më pas ai u kthye nga Salvani dhe i tha emrin tim që ta shkruante. Zëri i tij dukej i frikësuar dhe pyeta veten mos kisha bërë ndonjë gabim të madh.

Shteti Islamik

Në nëntor të 2015, një vit e 3 muaj pasi anëtarët e ISIS-it më gjetën dhe erdhën në shtëpinë time, u largova për në Zvicër. Aty fola me forumet e OKB-së për çështjen e pakicave kombëtare dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Ishte hera e parë që e dëgjoja historinë time para një audience aq të madhe. Doja të flisja për gjithçka, për fëmijët që vdisnin nga hidratimi në Isid, familjet e mbetura në mal, mijëra gra dhe fëmijë që mbetën në robëri dhe për vëllezërit e mi që u vranë  në masakrat e mëdha. Unë isha vetëm një nga qindra e mijëra viktima të Yazidit. Komuniteti im u shpërnda, duke jetuar si refugjatë brenda dhe jashtë Irakut, ndërkohë Koço vendlindja ime ishte e zënë ende nga ISISI. Kishte aq shumë gjëra që bota duhej të dëgjonte për atë që po ndodhte në Yazidis.

Doja t’ju tregoja botës se çfarë duhet të bënte. Unë i tregova, të gjithë auditorit për vuajtjet që kisha kaluar,  për Haxhi Salvanin dhe të gjitha herët që më dhunonte. Vendimi për të qenë i ndershëm ishte një nga vendimet më të vështirë që kam marrë ndonjëherë, por dhe më i rëndësishmi. Kur lexova fjalimin tim, me qetësi tregova se si isha marrë nga Koço dhe si në të njëjtën mënyrë ishin marrë shumë vajza nga Sabaya. Unë i’u tregova atyre si më kishin, përdhunuar, rrahur vazhdimisht dhe si në fund pata fatin e mirë që të arratisesha. Nuk është asnjëherë e lehtë të tregosh historinë tënde pasi  çdo herë që flet e ngjall atë.  Kur tregoja për pikat e kontrollit, ku më kishin dhunuar ose për ndjesinë e kamxhikut në kurrizin time dhe përdhunimet nga  Salvani të gjithë njerëzit në auditor filluan të qanin.

Historia ime është arma më e mirë që kam kundër terrorizmit dhe kam në plan ta përdor, deri në momentin që terroristët do të gjykohen. Udhëheqësit botërorë dhe veçanërisht fetarët mysliman duhet të ngrihen dhe të mbrojnë të lënduarit. Kur mbarova së treguari i thashë atyre se nuk u ngrita për të dhënë fjalime, por si një viktimë e krimeve të luftës dhe si çdo njeri tjetër i Yazidit dëshiroja që ISISI të ndiqej penalisht për gjenocid. Dëshira ime më e madhe ishte të shihja, ata që më kishin dhunuar duke u  gjykuar përpara drejtësisë, por më shumë se çdo gjë tjetër, dëshiroja të isha vajza e fundit në botë me një histori si e imja.

* Nadia Murad u rrëmbye ashtu si shumë gra të tjera në Yazid, gjatë muajit gusht në vitin 2014 kur fshati i tyre Koço në Irakun e Veriut, u sulmua nga ISIS. Ajo dhe motrat e saj u mbajtën të izoluara nga terroristët e shtetit islamik, ndërsa nëna dhe gjashtë vëllezërit e saj u vranë. Këtë vit ajo mori çmimin Nobel të Paqes, së bashku me gjinekologun kongolez Denis Mukwege. Ky citim është një pjesë e shkëputur nga autobiografia e saj, “Vajza e Fundit: Historia ime e grabitjes dhe lufta ime kundër Shtetit Islamik.” /The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë