Ka ndodhur

Shuhet zjarri në Mallakastër, digjen 10 hektarë me ullishte e shkurre

Gazeta Si – Agjencia për Media dhe Informim bën me dije sot në 3 gusht se është shuar zjarri në fshatin Hekal të Bashkisë së Mallakastrës.

Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe mbi 10 hektarë me ullishte dhe shkurre.

Zjarri u afrua rreth 100 metra pranë banesave dhe puseve të naftës në zonë, por fatmirësisht nuk i përfshiu ato.

Në njoftimin e MIA-s thuhet se vatra e zjarrit në këtë zonë është shuar plotësisht. Në operacion u angazhuan emergjncat civile, emergjencat civile, si dhe shërbimet zjarrfikëse vendore.

“Vatra e zjarrit në fshatin Hekal, Bashkia Mallakastër u shua plotësisht. Zjarri përfshiu një sipërfaqe me shkurre dhe me ullishte.

Në operacion u angazhuan emergjencat civile, shërtbimet zjarrfikëse vendore. Situata u ndoq në koordinim me Prefekturën e Qarkut të Fierit dhe strukturat vendore”, thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë