Vende dhe Udhetime

Një rrugë e re për në një tokë të paarritshme

Pasi një rajon i izoluar mezi prekte nga duart e kohës, korridori Wakhan i Afganistanit qëndron në prag të ndryshimeve të mëdha me ndërtimin e një rruge të re që e lidh atë me Kinën.

Në majën e gjashtë kufijve

Kufizuar nga Kina, Irani, Pakistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani, Republika Islamike e Afganistanit shtrihet në zemër të Azisë. Shtëpia e më shumë se 32 milion njerëzve, një e katërta e popullsisë së saj jeton në qendra të mëdha urbane si Mazar-e Sharif, e vendosur 320 km në veri-perëndim të kryeqytetit Kabul. Qyteti i katërt më i madh në vend, pjesa qendrore e tij është Shenjtërorja e Hazrit Aliut, një kryevepër e arkitekturës islamike, e cila, sipas legjendës lokale, është vendi i varrimit të Aliut, kushëririt dhe dhëndrit të Profetit Muhamed. Faltorja është e njohur gjithashtu për tufat e pëllumbave të bardha. Vendasit besojnë se një njollë e vogël me një ngjyrë tjetër në pendët e një zogu bëhet menjëherë e bardhë e pastër kur ndodhet në afërsi të ndërtesës së shenjtë.

Një korridor i largët

Rreth 600 km në lindje të Mazar-e Sharif, Korridori Wakhan është një botë larg nga pjesa tjetër e vendit, si nga ana kulturore dhe gjeografike. Kjo panoramë e gjatë 350 km, në rajonin e Badakhshan, ndodhet në konvergjencën e tre prej vargmaleve kryesorë të botës: Hindu Kush, Karakoram dhe Pamirs, i njohur si Nyja Pamir.

"Kjo është aq larg nga çështjet e sigurisë, zhurma, trafiku dhe thirrja e lutjes së muezinit në Afganistanin urban", tha James Willcox i untamedborders.com, një nga vetëm disa kompani udhëtimi aventureske që rregullon udhëtimet në rajon.

"Është e vështirë për t'u arritur dhe pak njerëz e dinë për ekzistencën e tij. Është padyshim një nga vendet më të largëta dhe më të bukura në të gjithë Azinë”.

Një jetë rurale

Të shpërndara përgjatë Korridorit Wakhan janë vendbanime të vogla rurale si Khandud, shtëpitë e tyre të thjeshta të bëra prej guri, baltë dhe druri. Disa nga fshatrat më të mëdhenj janë të lidhur me një rrugë të vetme dheu, shpesh bëhej e pakalueshme nga ujërat e lumit Panj.

"Shumë pak njerëz kanë makinën e tyre në Wakhan, por ne kemi transport komunitar si dhe gomarë, dhe këmbët tona, natyrisht," tha Azim Ziahee, një banor i qytetit të Ishkashim, i vendosur 80 km larg në Korridor.

Wakhan ende mbetet shumë i izoluar. Disa fshatra janë më shumë se katër ditë në këmbë deri në Ishkashim. Qyteti i madh më i afërt nga aty, Dushanbe, kryeqyteti i Taxhikistanit është një udhëtim tre-ditor. Izolimi e mban korridorin si një kapsulë kohe. Banorët shikojnë nga kufiri drejt Taxhikistanit, me energji elektrike, rrugët e asfaltuara dhe me sinjal për telefonin dhe duket sikur po shikojnë 100 vite në të ardhmen.

Shtëpia e Wakhi

Për më shumë se 2500 vjet, Korridori Wakhan ka qenë atdheu i njerëzve Wakhi dhe tani është shtëpia e një popullsie prej rreth 12.000 personash. Ndërsa shumica janë myslimanë konservatorë suni, Wakhite janë Ismaili, të cilët i përkasin degës Shia të Islamit. aty, gratë nuk mbajnë burka dhe nuk ka xhami. Në vend të kësaj, Wakhitë vizitojnë jamatkhanas (shtëpi lutjesh që shërbejnë gjithashtu si salla të komunitetit për kryerjen e biznesit të fshatit).

"Ismailitë konsiderohen më pak të rreptë se sunitët", tha Willcox.

Për shembull, në Wakhan, një vizitor mashkull perëndimor mund të kërkojë leje për të bërë një fotografi të një gruaje pa e ofenduar. Diku tjetër në Afganistan që do të ishte e paimagjinueshme. Mungesa e ekstremizmit sunit, e shoqëruar me izolimin fizik të korridorit, do të thotë se ka qenë e pamundur për Daesh dhe Talibanët të marrin një pushtet aty, kështu që Wakhan është kursyer nga konflikti që ka ndezur pjesën tjetër të vendit.

Ritmi i jetës

Wakhit janë fermerë, duke kultivuar grurë, elb, bizele, patate dhe pemë molle dhe kajsie në vendet gjysmë të thata të korridorit. Fushat e tyre ‘ushqehen’ me ujë të shkrirë nga akullnajat e maleve. Familjet më të pasura kanë dele dhe dhi së bashku me disa deve, kuaj dhe gomarë.

"Çdo qershor, Wakhitë çojnë bagëtinë e tyre në kullota për të kaluar verën”, tha Ziahee.

Migrimi quhet "kuch” dhe  gjithashtu kanë "Chinir " i cili është festivali që zhvillohet në fillim të gushtit për të festuar fillimin e korrjes së elbit.

Një traditë shekullore

Një nga traditat më dalluese të Wakhan është loja shekullore e buzkhasit, e përshkruar ndonjëherë si regbi mbi kalë me trupin e një dhie si top. Mendohet të jetë polo e para shumë kohëve, buzkhasi nuk ka rregulla. Sigurisht që nuk ka kuptim të jetë "lojë e ndershme", pasi konkurrentët godasin me grushte dhe i gjuajnë njëri-tjetrit në një përpjekje për të vjedhur dhinë dhe kockat e thyera nuk janë të rralla. Kudo luhet kjo lojë për aty është ndryshe. Nëpër Afganistan kjo lojë bëhet shumë serioze dhe njerëzit e shohin si një mënyrë për të treguar fuqinë e elitës. Aty, gjithçka ka të bëjë me konkurrencën dhe komunitetin. Është një nga shumë gjërat që e bën Wakhan kaq unik.

I paprekur nga turizmi

Ndërsa situata e Afganistanit tregon që pjesa më e madhe e vendit është jashtë kufijve për të huajt, siguria relative e Korridorit, së bashku me peizazhin e saj të pacenuar malor dhe kulturën e ruajtur mirë Wakhi, ka parë turistë vitet e fundit.

Në fillim kishte vetëm një grusht vizitorësh por tani ka shumë (rreth 600 turistë në vit). Quhen shumë pasi është shumë kur vijnë njerëz në një vend të paprekur nga turizmi dhe janë të lumtur teksa shohin banorët që ende shijojnë mënyrën e tyre tradicionale të jetesën. Ndërsa udhëtoni përgjatë Wakhan, jo vetëm që është shumë i bukur, por çdo hap që bën është si të kthesh faqet e një libri interesant historie.

Për qindra vjet, Korridori Wakhan ishte një rrugë e rëndësishme për tregtarët që udhëtonin përgjatë Rrugës së Mëndafshit, rruga tregtare që u shfaq në shekujt 1 dhe 2 para erës sonë që lidhte Kinën me Mesdheun.

Ata tregtarë mbanin mëndafsh kinez, argjend persian, ar romak etj. Udhëtarët dhe pelegrinët ndoqën gjurmët e tregtarëve. Marco Polo thuhet se ka kaluar aty në rrugën e tij për në Kinë në Shekullin 13, gjithashtu Aleksandri i Madh.

Ndërtime të reja

Deri kohët e fundit, rruga e papastër nga Ishkashim arriti vetëm deri në Sarhad-e Broghil në qendër të Korridorit. Udhëtimi për në Lindje ishte i mundur vetëm me këmbë ose me kafshë. Tani megjithatë, me ndërtimin e Brezit dhe Rrugës, ajo është shtrirë me rreth 75 km, deri në fshatin Bozai Gumbaz, rreth tre të katërtat e rrugës përgjatë Wakhan. Kinezët thuhet se po ndërtojnë pjesën që përfundimisht do të lidhë kufirin e tyre me Bozai Gumbaz, diçka që do të hapë akoma më shumë rrugë. Në fund të fundit, kjo do t'i japë Kinës një akses të madh në tregjet e Azisë Qendrore dhe më gjerë.

Emocione të përziera

Ziahee thotë se njerëzit e Wakhan kanë ndjenja të ndryshme për ndikimin e mundshëm të rrugës.

"Disa gjëra do të jenë të mira për ne. Ne do të jemi në gjendje të blejmë dhi nga Kina e cila do të jetë shumë më e lirë sesa nga tregu në Ishkashim. Shpresojmë të kemi gjithashtu një kujdes shëndetësor më të mirë. Por ne shqetësohemi se Kultura unike Wakhi dhe mënyra e ngadaltë e jetës do të ndryshohen përgjithmonë. Ne e duam heshtjen dhe natyrën e bukur, por kemi frikë se do të shkatërrohet nga ndotja e trafikut. Ndërtimi i një rruge kërkon shumë kohë por ne mendojmë që në vitin e ardhshëm do të kompletohet. Si qeveritë kineze ashtu edhe ato afgane duan që kjo të ndodhë. Vetëm koha do të tregojë se çfarë do të na sjellë e ardhmja si rezultat", thotë Ziahee.

Burimi: BBC. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë