Ka ndodhur

Tiranë, 55-vjeçari plagos me thikë shokun e tij në Kombinat

Gazeta Si – Një konflikt mes dy të burrave ka përfunduar në plagosje më thikë në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku shkak kanë qenë motivet banale.

Mësohet se autori 55-vjeçar, është arrestuar nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar motivet e plota të ngjarjes.

Sipas policisë, rreth orës 08:50, është paraqitur në spital, i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, A.A., 61 vjeç, banues në Kombinat, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia identifikoi dhe arrestoi në flagrancë autorin e dyshuar, E.M., 55 vjeç, banues në Kombinat.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sipas informacioneve paraprake, dy burrat kanë qenë duke konsumuar kafe dhe alkool, kur mes tyre ka nisur një debat për motive të dyshuara banale. Situata ka degraduar, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur shokun e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë