Nga Gazeta ‘Si’- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë me dije se gjatë kontrolleve të ushtruara këtë të shtunë në IEVP Peqin janë gjetur dhe sekuestruar sende të ndaluara në disa qeli.
Sipas njoftimit, në qelinë e të dënuarit të sigurisë së lartë Gazmend Braka, i njohur si “Gaxhai”, u gjetën një shishe raki, dy shishe whiskey, një shishe verë dhe dy karikues telefoni. Më herët, atij i janë gjetur edhe telefona celularë, ndërsa gjykata i kishte shtuar një vit dënim, edhe pse ai është i dënuar me burgim të përjetshëm.
Në qelinë e të dënuarit me inicialet P.V. u sekuestruan një telefon iPhone, një karikues, dy fisha karikimi dhe një palë kufje wireless.
Ndërsa në qelinë e të dënuarit L.D. u gjetën dy telefona celularë, një Google Pixel dhe një Samsung, një karikues si dhe tre shishe me raki.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje