Shendet

Në Shqipëri, 6000 raste tumoresh çdo vit. Kryeson kanceri i mushkërisë

Në Shqipëri ka rreth ka rreth 6000 raste të reja të kancerit. Në ditën ndërkombëtare kundër kancerit, Eugena Tomini, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri, deklaroi se në vendin tonë prevalenca aktuale është 17000-18000 raste. Gjatë një mbledhjeje të Ministrisë së Shëndetësisë, institucioneve të tjera shëndetësore dhe shoqatave, ajo tha se tumoret zënë rreth 16% të vdekjeve, ku kryeson kanceri i mushkërive, i ndjekur më pas nga ai i gjirit, i lëkurës dhe stomakut.
“Në një vlerësim nga viti 2015-2019 ka një nivel të ulët të vdekshmërisë së parakohshme dhe kërkesa për trajtim spitalor është rritur deri në 70%”,shpjegoi Tomini.
Sipas të dhënave të INSTAT çdo vit prej tumoreve humbin jetën mbi 3600 persona dhe rreth 10% e vdekjeve nga tumoret janë nën moshën 50 vjeç. Ndërsa në një përmbledhje të vitit 2020 nga ISHP rezulton se rreziku për t’u prekur dhe për të vdekur nga tumoret është shumë më i lartë tek meshkujt në moshat mbi 65 vjeç. Me përjashtim të tumoreve të organeve riprodhuese femërore, vdekshmëria nga tumoret e tjerë është më e shpeshtë mes meshkujve.

Dëshironi të VAZHDONI Së lexUARi artikullin?

Lajme të lidhura

Më Shumë