Shendet

Pse nuk duhet të kujtohemi vetëm në tetor për kancerin e gjirit

Në fillim preku një kokërr anash gjoksit. U shqetësua dhe vendosi që të shkojë te mjeku. Përgjigja që mori nga kjo vizitë e shkujdesi 55-vjeçaren nga Tirana. “Më thanë se ishte një gjëndër dhjamore. U besova dhe kështu për 8 muaj me radhë vazhdova të jetoja sikur nuk kisha asgjë," i rrëfen ajo gazetës "Si". Por sot që tregon historinë e saj, ajo është pa gjirin e saj të djathtë.  

"Pas 8 muajve nisa të ndjeja dhimbje nën sqetull çdo ditë. Bëra një mamografi. Kuptova se kisha kancer në stad të avancuar. Lotët dhe mërzitja e pafund nuk do më kthenin pas asgjë," tregon ajo.

Sot që ka kaluar këtë betejë dhe ka më shumë informacion mbi këtë sëmundje, thotë se nëse do të kthehej pas në kohë do të ishte vizituar në më shumë mjek. Ndoshta nuk do të ishte detyruar të hiqte komplet gjoksin e saj.

Tetori në Shqipëri njihet ndryshe edhe si "muaji rozë", për të sensibilizuar gratë dhe vajzat ndaj kancerit të gjirit.

Çfarë është kanceri i gjirit dhe si trajtohet?

Daniela Bega, mjekja onkologe në “Spitalin Amerikan” tregon se kanceri gjirit është një ndër tumoret më të shpeshta që prek femrat.
"Një në nëntë femra gjatë jetës së tyre rrezikohet të preket nga kanceri gjirit. Kanceri gjirit është rezultat i bashkëveprimit të një sërë faktorësh të cilët ne i ndajmë në dy grupe të kontrollueshëm (obeziteti, aktiviteti fizik, alkoolit, terapi hormonale) dhe të pakontrollueshëm (gjinia, mosha, histori familjare për kancer gjiri, predispozita gjenetike (mutacionet në genet BRCA1 dhe BRCA2) e faktori endokrin," i shpjegon mjekja Gazetës "Si".

Mjekja Bega thekson gjithashtu se duke marrë parasysh historitë personale nga studimet tregohet se risku për t'u shfaqur kanceri në gjirin tjetër është 10-15%. Për sa i përket ndërgjegjësimit të personave të prekur, për të cilat realizohen vazhdimisht fushata të ndryshme mjekja Bega thekson se duhet që të informohet popullata patjetër për faktorët e riskut për këtë sëmundje serioze dhe cilat janë mënyrat për ta parandaluar, duke ulur në këtë mënyrë shkallën e vdekshmërisë nga kjo sëmundje, pra duke shpëtuar sa me shume jetë.
"Njerëzit janë të ndërgjegjësuar por jo mjaftueshëm," theksoi onkologja.

........

55 vjeçarja tregon gjithashtu se ajo ishte në stadin e katërt të sëmundjes, ndërkohë që mjekët të cilët do ta operonin në spitalin publik në vendin tonë i kishin thënë se kjo gjendje mund të rrezikonte edhe gjoksin tjetër.
"Tashmë jam mirë, po nuk ja fal vetes të keqen që bëra. Tani bëj kontrolle rregullisht sepse kam shumë frikë mos më krijohen gjëndrat në gjoksin e majtë. I vetëm fat i mirë që kam pasur është se kishim kursime nga djali që është emigrant në Angli dhe mundëm disi të përballonim të gjithë trajtimin. Nuk ka gjendje më të vështirë e sidomos në një vend si Shqipëria paratë nuk mjaftojnë kurrë," i thotë gazetës "Si" gruaja e cila duket se nuk është e çliruar nga ankthi i sëmundjes.
Mjekja Bega shpjegon se trajtimi i kancerit te gjirit përfshin trajtimin kirurgjikal, trajtimin me radioterapi, trajtimin me kimioterapi si dhe një sëre terapie të tjera sistemike si hormonoterapi, terapia biologjike si dhe se fundmi dhe imunoterapia.

“Plani i trajtimit vendoset duke u bazuar në disa faktorë por sa me herët të zbulohet sëmundja dhe mundësitë e mjekimit janë më të mëdha dhe trajtimi po ashtu ka kosto më të ulët psikologjike dhe ekonomike. Trajtimi i kancerit të gjirit synon që të jetë sa me i personalizuar pasi ashtu siç çdo individ është i veçante edhe sëmundja është e veçante. Kohët e fundit janë bërë një sërë studimesh dhe vazhdojnë të bëhen të cilat synojnë që terapia të jetë e personalizuar dhe pjesë e trajtimit të jetë dhe imunoterapia ku të nxitet sistemi imunitar për të shkatërruar qelizat tumorale,” shpjegon mjekja.
Ndërkohë një ndër këshillat e mjekës është edhe dieta e e shëndetshme dhe rekomandohet sa më shumë aktivitet fizik dhe sa më pak stres, gjë e cila është vërtetuar edhe kohët e fundit.

Në muajin e kancerit të gjirit, Organizata e Shkencave për Kancerin e Gjirit në Mbretërinë e Bashkuar, ka publikuar një studim ku thuhet se ushtrimet fizike, ndihmojnë për të ulur rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit.
Këto janë llojet e figurave që janë shumë të rëndësishme për t’u injoruar. Ekspertët e shëndetit publik atje kanë treguar se aktiviteti fizik mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes.

Mjekja onkologe në Spitalin Amerikan, Daniela Bega


Sipas tyre mjeku Margaret Wexlereks i cili ka folur mbi këtë studimi pozimi i lartë gjatë gjithë jetës ndaj estrogjenit ul rrezikun e kancerit të gjirit, gjithashtu ai shpjegon se ka edhe një sërë faktorësh të tjerë që ndikojnë, si fillimit të periodave më herët, arritjes së menopauzës më vonë dhe lindjes së fëmijëve. “Ushtrimet fizike ndihmojnë në uljen e niveleve të insulinës dhe rrisin ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe metabolizmin e glukozës, i cili ju ndihmon të mbroheni nga kanceri i gjirit dhe kancerit e tjerë”- cilëson ajo

Si ka ndikuar gjendja e pandemisë në vizitat onkologjike?
Kemi dëgjuar edhe më herët që pandemia nxiti një ndryshim të madh të rutinës sonë, gjithashtu edhe për të prekurat nga kanceri i gjirit. Mjekja Bega tregon se ky fakt ka pasur një ndikim shumë të madhe në konsultat e lidhura me problemet e gjirit pasi numri i vizitave është ulur dhe kjo ndikon në parandalimin e këtij kanceri, duke mos u paraqitur në kohë tek mjeku sjell pasoja në shkallën e zbulimit të sëmundjes dhe ecurisë së saj.
Kjo gjendje është parashikuar edhe gjatë periudhës së karantinës kur sistemi shëndetësor ishte përgjithësisht i mbyllur.

Në një intervistë për Gazetën “Si” mjekja kirurge, proktologe e Spitalit Amerikan Lindita Shosha. Tregoi se rastet e kancerit ishin shtuar shumë (jo vetëm i kancerit të gjirit). Ajo tregoi aso kohe për gazetën “Si” se për shkak të konsultave rutinë ka pasur një shtim të madh të personave që diagnostikoheshin me vonesë.

Sa peshë psikologjike ka sëmundja e kancerit të gjirit?
Mjekja Bega i shpjegon Gazetës “Si” se kjo diagnozë shkakton një shok emocional dhe reagimi psikologjik i të prekurave është i ndryshëm, ndërkohë që duhet siguruar më shumë mbështetje mjekësore të prekurës dhe familjarëve të saj. Sipas mjekes, duket një komunikim i thjeshtë, me mirësi dhe të realizohet nëpërmjet një komunikimi të mirë mes mjekut dhe të sëmurës.
“E sëmura ka të drejtë të jetë e informuar lidhur me sëmundjen e saj dhe kjo realizohet nëpërmjet një komunikimi të mirë midis mjekut dhe të sëmurës. Në spitalin tonë në qendrën e gjirit ato mund të informohen dhe të konsultohen nga stafi jonë multidisiplinar. Kanceri gjirit është një sëmundje që mund të parandalohet, nuk duhen neglizhuar kontrollet mjekësore, duhet të kryhen mamografi parandaluese. Jeta është e shtrenjte, kujdesuni për veten tuaj!,” këshillon mjekja.

Jo vetëm gratë!
Mjekja Bega shton se kësaj sëmundje nuk i shpëtojnë as burrat. Sipas saj, ndryshe nga gratë sëmundja tek burrat zbulohet në një stad më të përparuar dhe grup mosha që mund të preken është rreth moshës 60-67 vjeç.
“Sëmundja tek meshkujt lidhet më shumë me mutacionet gjenetike BRCA1 dhe BRCA2. Kam hasur pacientë burra dhe trajtimi është njëlloj veçse në rastin e sëmundjes jo të avancuar, trajtimi adjutant ndryshon. Inhibitorët e aromatazës (medikamentet që përdoren për sëmundjen) nuk përdoren, por merret Tamoxifeni, ndërsa shkalla e 4 e sëmundjes nuk ka ndryshim,”shpjegon mjekja Bega.
Edhe pse meshkujt nuk kanë zhvillueshmëri gjatë pubertetit njëjtë si fermat, ata kanë një sasi të ideve ku mund të zhvillohet kanceri i gjirit. Të dhënat nga studime të ndryshme kanë treguar se në pubertet, indet e gjirit tek djemtë dhe vajzat janë të njëjta. Të dy palët kanë një sasi të vogël të indeve të gjirit dhe areola (zona e errët e lëkurës në gji) të rrethuara nga indet yndyrore, indet lidhëse, enët e gjakut dhe nyjet limfatike të cilat preken lehtësisht nga kanceri i gjirit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë