Politike

‘Në Itali i nxjerrin prej këmbësh’/ PS nxjerr grupin Bardhi-Berisha nga Kuvendi me ndryshim rregullore: Kush ndez flakadanë përjashtohet dy muaj

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Blendi Çuçi, tha pas seancës ku nuk munguan kapsollat dhe tymueset nga opozita, se mazhoranca po tregohej e butë me palën tjetër pas këtyre skenave.

“E keni parë parlamentin Italian se si e kapin Zgarbin ata punonjësit, dy prej këmbësh dy prej duarsh. Në Itali 15 seanca plenare përjashtohesh, kështu që i kemi parë të gjitha, po i shohim të gjitha. Të gjithë parlamentet kanë sanksione kur bëhet fjalë për dhunë, pengim të zhvillimit të seancës plenare...”, tha Çuçi.

PS-ja sipas kësaj logjike nuk ka vendosur t’i nxjerrë me forcë përjashta por duke ndryshuar rregulloren e Kuvendit. Jo 10 ditë por 30 deri në 60 ditë për të gjitha veprimet që deri tash kanë bërë deputetët e PD-së nga përplasja me kolegët e Gardën, kërcitja e tavolinave, tymuese, kapsolla, djegie dokumentesh, përplasje karrigesh...etj. Vetëm ngritjen e zërit nuk e ka futur PS-ja si sanksion në ndryshimet e reja për rregulloren.     

Socialistët do ta kenë të thjeshtë me votat për ta kaluar. Në bazë të nenit 117 të rregullores, ndryshimet kalojnë me shumicën e  votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, madje që këtë legjislaturë.

Çuçi tha se ndryshimet kalojnë këtë sesion parlamentar

Ndryshimet e reja të rregullores

Sipas ndryshimeve,  masa disiplinore“ përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare” deri në 30 ditë” jepet në rastet:

a) kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.

b) kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e cdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes.

c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni”

Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë jepet në rastet:

a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit/ brenda mjediseve të Kuvendit;

b) kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkelje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;

c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara

Kërkesa për marrjen e masës disiplinore, paraqitet me shkrim

nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 48 orë nga dita e konstatimit të ngjarjeve/ rasteve.

Masat disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare” jepet nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Mbledhja e Sekretariatit zhvillohet brenda 48 orëve nga depozitimi i kërkesës


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë