Politike

Ndryshimet në rregullore, Berisha: Nuk tërhiqemi edhe nëse mbetemi një në Kuvend

Sali Berisha u pyet të enjten në mesditë për nismën e fundit të PS-se që synon të përjashtoje një pjesë të grupit të opozitës me ndryshim rregullore duke e zgjatur sanksionin deri në 60 ditë.

“Siç konstatoni, parlamenti nuk ekziston. Kur them nuk ekziston, ai si ndërtesë ekziston, si klub monist ekziston, por si parlament që funksionon mbi bazën e ligjeve dhe Kushtetutës nuk ekziston.

Dhe, mosbindja civile e grupit të deputetëve të PD u dëshmua mjeti ndër me eficentët në histori. De facto, përmbysi parlamentin e drogës, krimit dhe korrupsionit. Dëshmoi para gjithë botës së çfarë përfaqëson regjimi aktual i Tiranës, por mbi të gjitha ç’përfaqëson vetë Edi Rama, një njeri i cili i shndërruar në kreun e Meduzës të sistemit më korruptiv që ekziston kund sot.

I shndërruar në kreun e Meduzës të qeverisë të lidhur me krimin dhe drogën që ekziston në ndonjë vend sot është i aftë në një puç antikushtetues të marrë në dorë edhe pushtetin e parlamentit, de facto edhe ta asgjësojë atë.

Pra, ky përbën në historinë e revolucioneve demokratike, ky përbën një nga sukseset më të mëdha. Është e vështirë të gjeni ju për të mos thënë të pamundur, 43 vetë që me lëvizjen e tyre të përmbysin parlamentin e drogës, krimit dhe narkoshtetit. Nuk ekziston në politologji, në histori, jo...”, tha ai.

“Atëherë lidhur me masat që propozon ai. Ai kur ka bërë grusht shteti kundër shtetit dhe merr kompetencat e parlamentit të vetë në dorë, është i aftë të propozojë çdo ligj dhe çdo masë, por problemi është se mosbindja civile do vazhdojë qoftë edhe me një deputet të vetëm të PD që do mbetet aty, ai do marrë përgjigjen që meriton”, vijoi Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë