Shkencë

NASA do të tentojë përsëri të shtunën të nisë raketën drejt Hënës

Agjencia Amerikane e Hapësirës thotë se do të përpiqet përsëri të shtunën të lëshojë raketën e re, në një mision drejt Hënës.

Ditën e hënë ishte përpjekja e parë por u shty për shkak të motit dhe disa problemeve teknike të cilat inxhinierët thonë se i kanë zgjidhur tashmë.

Nisja e së shtunës do të caktohet në orën 14:17 në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida.

Kontrollorëve do t'u jepen dy orë kohë për të hequr raketën nga Toka.

Ky mision i parë quhet Artemis I dhe do të jetë një demonstrim pa ekuipazh.

"Ne do të përpiqemi ta nisim raketën përsëri më datë 3 shtator por nuk sigurojmë për asgjë. Nëse do të ketë përsëri probleme do të na duhet ta anulojmë misionin”, thotë Mike Sarafin, menaxheri i misionit të NASA-s.

Parashikimi i motit për ditën e shtunë nuk është i favorshëm pasi pritet që të ketë reshje shiu dhe në kushte të tilla, raketa nuk mund të niset.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë