Ne rrjet

‘Mur’ republikan mbi aktakuzën e mundshme ndaj Donld Trump, por Nju Jorku i frikësohet një sulmi

Konservatorët flasin për persekutim politik, mbështetësit demonstrojnë pranin e tyre para rezidencës në Florida të ish-presidentit. Por prokurori reagon: Nuk do të trembemi

Gazeta Si - Prokurorët e Nju Jorkut nuk kanë nxjerrë ende një vendim kundër Donald Trump ose nuk kanë paralajmëruar avokatët e tij për ngritjen e një aktakuze të mundshme në kuadër të një hetimi lidhur me pagesat e bëra ndaj dy grave, të cilat pretendojnë se kanë pasur marrëdhënie seksuale me ish-presidentin.

Njëra prej tyre, Stormy Daniels, u bë e famshme në të gjithë botën në 2018-ën, duke rrëfyer se kishte pasur një marrëdhënie seksuale me presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe kishte marrë në tetor 2016 (një muaj para zgjedhjeve) 130 mijë dollarë nga Michael Cohen, avokati i atëhershëm i "The Donald", për të mos treguar lajmin.

Megjithatë, pasi miliarderi tha, bazuar në ato që ai i quajti "rrjedhje të paligjshme" informacioni, se ai do të arrestohej të martën, republikanët nxituan të bëhen “mur” mbrojtës rreth tij.

Protestuesit në Palm Beach

Politikanët konservatorë, nga Mike Pence te Kevin McCarthy, e kanë bërë këtë në mënyrë metaforike, duke quajtur një arrestim të mundshëm të paprecedent dhe duke folur për persekutim politik nga prokurorët e së majtës radikale.

Megjithatë, mbështetësit e Trump lëvizën fizikisht, duke demonstruar në Palm Beach përpara rezidencës së Trump dhe duke deklaruar se, nëse lëshohet një urdhër arresti, Mar-a-Lago do të bëhet një kështjellë e rrethuar nga një mburojë njerëzore për të parandaluar ekzekutimin e arrestimit.

Falangat e “Trumpian Maga”, po i kërkojnë guvernatorit të Floridës Ron DeSantis, kundërshtarit konservator të Trumpit në garën për Shtëpinë e Bardhë, i cili ende nuk është solidarizuar me liderin, të mobilizojë Gardën Kombëtare të shtetit për të parandaluar arrestimin.

Ndërsa mbështetësja “Trumpiane”, Marjorie Taylor Greene, thotë se tani çdo republikan ka për detyrë të djegë tokën, ndërsa shkarkimi i Bidenit duhet të fillojë menjëherë në Kongres.

Alarmi në Manhatan

Me pak fjalë, erërat e luftës civile kanë filluar të fryjnë kur asgjë nuk ka ndodhur ende, të paktën në mënyrë zyrtare: aktiviteti intensiv i jurisë së madhe që ka qenë në punë që nga janari, në fakt sugjeron një përfundim të afërt të hetimit dhe masës.

Në alarmin e forcave policore të Nju Jorkut, të FBI-së dhe të shërbimit sekret, bëjnë të besohet se një aktakuzë ndaj Trump është e mundshme.

Por juria e madhe nuk ka dëgjuar ende të paktën një dëshmitar dhe pas vendimit të mundshëm për të dërguar ish-presidentin në gjyq në çështjen e Stormy Daniels (ish-prostituta që e akuzon), do të ketë kohë teknike për komunikimin me të pandehurin dhe për organizimin e udhëtimit të tij.

Nuk ka gjasa që gjithçka ndodh në 24 orë dhe nuk ka kuptim të krijohet një kordon rreth rezidencës së Trump në Florida, duke qenë se avokati i tij tashmë ka thënë se, nëse akuzohet, ish-presidenti do të dalë në gjykatë në Nju Jork.

Shtylla dhe rrjetë teli rreth gjykatës penale

Tensioni do të jetë rreth gjykatës penale në Manhatan, tashmë e rrethuar me shtylla dhe rrjetë teli nga policia, por sepse ndërtesa është në rinovim dhe jo në pritje të një rrethimi.

Edhe nëse akuzohet, atëherë Trump ndoshta do të kursehet nga arrestimi - ose në çdo rast do të lirohet menjëherë me kusht - veçanërisht nëse Prokurori i Qarkut, Alvin Bragg, një gjykatës që zakonisht heziton të godasë kriminelët, e akuzon atë për një "kundërvajtje", kategori për krimet më të lehta, për të cilat parashikohet dënimi maksimal prej një viti.

Mbrojtje për 1600 punonjës

Por që koha e vendimeve është e afërt dhe ekziston frika për veprime të dhunshme ndaj hetuesve, këtë e dëshmon një email i brendshëm që vetë Bragg u dërgoi bashkëpunëtorëve të tij dhe që arriti në faqen e internetit të faqes amerikane “Politico.com”.

Në mesazh, prokurori i rrethit thekson se hetuesit nuk do të kushtëzohen nga klima e kanosjes dhe siguron se policia do të mbrojë në mënyrë adekuate të 1600 punonjësit e gjykatës penale.

Republikanët: Hetimi në zyrën e prokurorit të Nju Jorkut

Frika nuk është vetëm ajo për aspektin fizik të militantve të Trumpit, të cilët kërcënojnë të dalin në rrugë, duke shkaktuar frikë për trazira të ngjashme me sulmin ndaj Kongresit Amerikan më 6 janar dy vjet më parë.

Kreu i shumicës republikane në Dhomë, McCarthy, jo vetëm përkufizoi aktakuzën e mundshme të Trump, "një shpërdorim të pushtetit të kryer nga një gjyqtar radikal që kërkon hakmarrje politike", por premtoi një hetim parlamentar në zyrën e prokurorit të Nju Jorkut dhe mënyrën se si  i shpenzon fondet federale.

Për çfarë akuzohet Trump?

Në vitin 2016, aktorja e filmave për të rritur Stormy Daniels kontaktoi disa media për të folur në lidhje me një lidhje jashtëmartesore që ajo ka pasur me Trump në vitin 2006. Avokati i Trump, Michael Cohen, pagoi 130 mijë Dollarë që Daniels të qëndrojë e qetë.

Kjo nuk është e paligjshme. Sidoqoftë, kur Trump rimbursoi avokatin, u regjistrua sikur pagesat të ishin për tarifa ligjore. Prokurorët thonë se kjo shumë tregon që Trump falsifikon të dhënat e biznesit, çka në New York konsiderohet si shkelje dhe vepër penale.

Prokurorët mund të pretendojnë se kjo shkel edhe ligjin zgjedhor, pasi tentativa e tij për të bërë të heshtë Daniels u motivua sepse ai nuk donte që publiku të dinte marrëdhënien me aktoren. Mbulimi i një krimi duke falsifikuar të dhënat përbën vepër penale dhe është një akuzë më e rëndë.

Avokatët e ndjekjes penale pranojnë se ky rast nuk është shumë i qartë. Edhe në të shkuarën ka pak precedentë ku politikanët që kalojnë linjën mes financimit të fushatave dhe shpenzimeve personale të jenë dënuar. Madje përgjithësisht tentativa të tilla kanë dështuar.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë