Bota

Mediat amerikane: Trump i përfshirë në pagesat e pornostareve

Akuzat ndaj presidentit amerikan Donald Trump mbi përfshirjen e mundshme në lidhje me pagesat ndaj yllit pornografik, Stormy Daniels dhe ish-lepurushes së “Playboy”-t, Karen McDougal, sa vijnë e bëhen më këmbëngulëse.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja amerikane, “Wall Street Journal”, e cila citon disa burime, sipas të cilave pjesëmarrja e presidentit mund të konsiderohet si shkelje e rregullave federale për financimin e fushatës zgjedhore.

Trump mohoi se kishte paguar 130,000 dollarë për yllin pornografik, e cila e paditi atë dhe avokatin e tij personal, Michael Cohen.

Ky i fundit në gusht tha se ishte fajtor për shkelje të ligjeve të fushatës zgjedhore dhe kishte pranuar se i pagoi dy gratë me urdhrat e Trump.

“Wsj” raporton se si kandidat, Trump, “kishte drejtuar marrëveshjet nëpërmjet telefonatave dhe takimeve”. Avokati i Daniels, Michael Avennati, tha për CNBC se versioni gazetës amerikane ‘Wsj’, “konfirmon atë që kemi mbështetur gjithmonë”.

Stormy Daniels kishte paditur muaj më parë presidentin amerikan për kërcënime, por çështja përfundoi në dobi të Donald Trump.

Një gjyqtar ka hedhur poshtë padinë e yllit të filmave pornografik kundër kreut të shtetit të SHBA-së. Stormy Daniels, emri i së cilës është Stephanie Clifford, ka deklaruar më parë se ka kryer marrëdhënie seksuale me Trumpin në vitin 2006.

Por, kjo gjë u mohua nga miliarderi dhe përmes rrjeteve sociale shkroi se ishte një histori e shpikur dhe se nuk e kishte blerë heshtjen e saj.

Stormy Daniels tashmë është urdhëruar të paguajë tarifat ligjore edhe pse nuk është bërë e ditur se për çfarë shume bëhet fjalë.

Avokati i aktores amerikane tha se do të apelonte kundër vendimit, pasi beson se klientja saj ka të drejtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë