Histori

Midis dy luftërave, Parisi ishte qyteti i dashurisë së lesbikeve

Gjatë dekadës së dytë dhe të tretë në shekullin e 20-të, Parisi ishte shtëpia e një subkulture lesbike. Në bare të ndryshme dhe apartamente elegante, po krijoheshin identitete të reja, inovacioni i formave artistike dhe krijimi i institucioneve të kulturave shekullore. Nëse ishe lesbike në Paris në vitin 1920, ose në fillim të viteve 30, në kërkim të dashurisë, do të kishte shumë gjasa që do të përfundonit me ditë të tëra në barin “Le Monocle”.
Mes tyre kishte gra të cilat kujdeseshin shumë për veten, por që ishin nga radhët e ulëta të shoqërisë parisiene, mbanin veshur fustane të veçanta, të zbukuruara deri në detaje dhe në dukje ishin të lumtura për lirinë që kishin. Ndërsa, disa të tjera mbanin të veshura kostume elegante dhe mbanin një puro në duar. Flasin për politikën, duke treguar një hijeshi burrërore të veçantë. Pavarësisht nga koha ato e ndjenin veten të lirë në qytetin e dashurisë. Çdo njëra prej tyre ishte e lirë të pinte shampanjë dhe të vallëzonte më këdo që i pëlqente.
Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, Parisi ishte ndër qytetet më liberale në botë, jo aq i hapur sa Berlini, por shumë më progresivë se Londra apo Nju Jorku që cilësohen njëjtë të mëdha si ai dhe mendoheshin si një parajsë për artistët, shkrimtarët dhe adhuruesit e mendimit të lirë. Kundër këtij sfondi relativisht të lejuar, një subkulturë lesbike lulëzoi, në publik, në bare si Le Monocle dhe në banesa private, më shpesh sesa në apartamente të lira.

Më të rëndësishmet në këto vende, ndoshta ishin vajzat e elitës, ku një ndër to ishte edhe trashëgimtarja e dramaturgjisë, poetja dhe novelistja Natalie Clifford Barney. Nga viti 1909 deri në vdekjen e saj, në vitin 1972, në moshën 95 vjeçare, Barney shkroi legjendës e saj “Fridays” në shtëpinë e saj. Nuk kishte një lesbike të njohur, e lëre më lesbike, që jetonte në Paris në atë kohë, e cila nuk kaloi nga shtëpia e saj.
Regjisorët e filmit të autobiografisë për Barneyn, treguan se Gertrude Stein ishte partnerja e saj për një periudhë të gjatë. Gjithçka aso kohe ndikoi në krijimtarinë e piktores amerikane Romaine Brooks, ndërsa portretet e saj për gratë, cilësoheshin nga piktorët e tjerë si “burrërorë”

Natalie Clifford Barney

Në vitin 1927, në përpjekje për të promovuar shkrimet e grave, Barney themeloi “Académie des Femmes”. Ajo synonte të ishte kundër ndaj “Académie Française”, këshillit kombëtar për gjuhën frënge, e themeluar në vitin 1635 dhe nuk pranonte “imorale” si anëtare në grup. Iniciativa e Barney ishte e shkurtër. Por, kontributet e saj, qoftë si shkrimtare, qoftë si një bamirëse, mbeten. Barney mbahet mend që ishte shumë e hapur për publikun e saj të turpshëm dhe për marrëdhëniet që shpesh herë ata nuk i kuptonin. Përgjithsisht ajo pëlqente gra të spikatura në botën e letërsisë artit dhe aristokracisë. Bashkëpunëtorët e saj, realizuan vepra të rëndësishme letrare për lesbiket, më së shumti ndër to ishin të Valeriue Seymour në romanin novator “Radclyffe Hall The Well of Loneliness” (1928).

Në të vërtetë, ishte gjallëria dhe alegria që lesbiket transmetonin atëherë në qytetin e Parisit,që e bënin kryeqytetin më të çuditshëm i Europës. Shumë gra që kishin para dhe lirinë për të udhëtuar erdhën nga Britania e Madhe, SHBA dhe u vendosën në Parisin e Dashurisë, për të qëndruan në ambiente të tilla dhe për t’u takuar me të gjitha gratë lesbike që qëndronin në këto bare. Kjo ngjarje ishte e lidhur me prosperitetin e “Les annees folles” (vitet e zhurmshme) dhe nuk zgjati më shumë se deri në vitin 1930. Politika e kombit anohej nga e djathta dhe pas Depresionit të Madh, subkultura lezbike e Parisit mbijetoi edhe pasi kryeqyteti u pushtua nga gjermanët, e cila zgjati nga 14 qershori i vitit 1940 deri më 25 gusht të 1944.

Ndërkohë që regjimi nazist bëri punën e tij, duke e fshire tërësisht dëshirat e tyre, më pas kur Europa doli nga hija e luftës, kështu ky komunitet u rindërtua dhe u riafirmua përsëri. Ajo ishte njëkohësisht një deklaratë radikale e fuqizimit të femrës për të gjithë botën e jo vetëm për Parisin, për të jetuar mes dashurisë, pa shumë para dhe njëkohësisht me një pamje shumë të kuruar./Culture Trip/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë