Politike

Meta rikthen paketën për krizën, duke dalë si garant për opozitën

Pavarësisht se mund të cilësohet si një president nën shkarkim, pasi mazhoranca ka nisur procedurat për të larguar nga maja e piramidës shtetërore, Ilir Meta po vepron me të njëjtën energji duke nxjerrë dekrete për kthim ligjesh, apo propozime për emërime drejtuesish të institucioneve.
Gjithashtu presidenti do të aktivizohej sërish në zgjidhjen e krizës politike duke ndërmarrë hapa konkretë që tashmë duket se po i ndërmerr për të “shpëtuar” dekretin e nxjerrë për datën 13 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Në këtë kuadër të këtij “misioni” Meta zhvilloi një ditë më parë një takim në Presidencë me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke bërë që pas këtij takimi opozita të ndryshojë kursin duke u shprehu pro zgjedhjeve më 13 tetor.
Tashmë kjo duket edhe si garancia e presidentit Meta në rast se do të shërbejë edhe si negociator për zgjidhjen e krizës, edhe pse jo ka shumë pak gjasa të ndodhë. Por Meta, nuk u ndal vetëm me kaq, të nesërmen pas takimit me Bashën, do të lëshonte një tjetër apel për zgjidhjen e krizës politike.


Këtë duke ftuar Ramën që të reflektojë dhe të pranojë ofertën për zgjidhjen e krizës, pasi nuk mund të ketë dy rrugë të kundërta mes mazhorancës dhe opozitës por vetëm një, ai në drejt rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Europian. Me apelin që koha që të mos mbetemi nga BE edhe në vjeshtë dhe se pas 19 tetorit do të jetë tejet vonë, presidenti ka ofruar sërish formulën për daljen nga kriza politike.
“Ndaj nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucioni, çdo zyre dhe çdo vendi pune, dhe atë të delegjitimimit të çdo institucioni nga ana tjetër. Të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor”, apeloi Meta nëpërmjet një postimi në Facebook.


Por ky apel i presidentit që shoqërohet edhe me mesazhin e koduar ndaj mazhorancës për kapjen e të gjitha institucioneve duke nënkuptuar jo vetëm bashkitë, por edhe Presidencës, kësaj here u anashkalua nga mazhoranca, e cila e injoroi fillimisht qëndrimin e Metës. Reagimi i kryeministrit Rama ndaj kësaj ftese të presidentit, ishte më i zbutur, pasi ia thjesht u shpreh shkurtimisht dhe prerazi se nuk njoh datën 13 tetor dhe se zgjedhjet e ardhshme janë në qershorin e 2021, pra duke rrëzuar ato parlamentaret të parakohshme.


Që pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, Meta ka pasur një ndryshim të qëndrimeve përballë krizës dhe ndaj nismës që mazhorancës për shkarkimin e tij si president. Nga sulmet e ashpra, Meta pati shprehur edhe një herë se agjenda e tij nuk është ajo “Rama ik”, por “Rama reflekto!”. Por ndërsa me këto zhvillime të fundit, duke presidenti ka krijuar garancinë se opozita mund të futet në zgjedhje e ardhshme, ku tashmë pas takimit me Bashën duket se strategjia e opozitës po shkon drejt asaj që Meta ka shpallur përpara zgjedhjeve të 30 qershorit, në dy palë zgjedhje lokale dhe të përgjithshme. Pavarësisht se dekreti i 13 tetorit është firmosur vetëm për një palë zgjedhje ato për pushtetin vendor.
Ndërsa bashkitë pritet të drejtohen nga socialistë, pasi pas dy javësh pritet konstituimi i njësive të reja, opozita pse jo edhe presidenti po shpreson që në lojë të futen edhe ndërkombëtarët, të cilët deri më tani kanë mbështetur procesin e zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 30 qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë