Bota

Xi paralajmëron Blinken: Ndaloni së qëni me dy fytyra

Presidenti kinez Xi Jinping i tha të premten Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, se Amerika duhet të ndalojë “të thotë një gjë dhe të bëjë tjetër gjë”, duke i bërë thirrje Uashingtonit që të mos e trajtojë Pekinin si armik.

"Dy vendet tona ... duhet të jenë të vërtetë ndaj fjalëve të tyre," tha Xi, sipas transmetuesit shtetëror kinez CCTV. “Ne duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin të lulëzojmë, jo ta dëmtojmë njëri-tjetrin.”

Xi, të cilin presidenti amerikan, Joe Biden, e ka quajtur vazhdimisht "diktator", shtoi: "Ndërsa ka pasur komunikim në disa fusha, me një përparim pozitiv të arritur, ka ende shumë çështje për t'u zgjidhur dhe ka vend për përmirësime të mëtejshme”

Kina ka qenë e zemëruar me përpjekjet e fundit të SHBA-së për të mbështetur aleancën me Japoninë dhe Filipinet mbi Detin e Kinës Jugore dhe Lindore, një paketë ushtarake për Tajvanin dhe frenimet e teknologjisë mbi aksesin kinez.

Blinken, duke folur gjatë një takimi tjetër me kryediplomatin kinez Wang Yi, tha se SHBA-të po kërkonin "të menaxhojnë me përgjegjësi konkurrencën".

“Ne diskutuam fushat e dallimeve, përveç fushave me interes të përbashkët – si kundërnarkotikët – ku mund të përparojmë për të ofruar përfitime për të dy popujt tanë,” tha Blinken në X.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë