Teknologji dhe Inovacion

Mësime nga një model biznesi si Candy Crush

Tre nga 10 lojërat për celular me të fitimet më të larta dolën në 2012-n. Candy Crush Saga, Clash of Cland dhe Puzzle&Dragons, kanë fituar miliarda dollarë. Ato dolën në një kohë kur ekranete  telefonit sapo po zmadhoheshim dhe programuesit fitonin më shumë terren për të luajtur me to. Lojëkrijuesit po bëheshin  "zota" të modelit të biznesit të lojërave pa para, por që tarifonin ekstra për jetë shtesë, fuqi apo veshje të personalizuara.

Sot, celulari ka kaluar nga hija e tregut të lojërave në burimi kryesor i të ardhurave. Shndërrimi i lojërave në "shërbime të drejtpërdrejta", me një rrjedhë të vazhdueshme nivelesh të reja ose ngjarje me kohë të kufizuar, mund të mbështesë një lojë celulare në treg për aq sa një lojë console, (playstation etj) nëse jo më gjatë. Candy Crush Saga ka qenë prodhimi i më i qëndrueshëm global i atij grupi të vitit 2012. Ka pasur tre miliardë shkarkime dhe ende tërheq më shumë se 200 milionë lojtarë në muaj.

Gjithsesi, suksesi financiar nuk është sinkronizuar me atë kulturor. Fitimet e lojës krahason me ato të fimave më të suksesshëm. Tentativat e tjera për tu bërë pjesë e ekranit të madh nuk rezultuan të suksesshme. Por në 10 vite, Candy Crush nuk ka dhënë shenja se po zhduket. Ajo ka vazhduar të jetë ndër lojërat më fitimprurëse në celular. Sipas kritikëve, kjo ndodh sepse Candy Crush është një lojë puzzle, ripërsëritëse shumë e mirë dhe e dizajnuar për të krijuar varësi.  Me tinguj nga kazinoja dhe shpërblime "drithëruese". Dhe prap bëjnë shumë mirë. Por edhe në kohën kur industria e lojërave po  evolon, ato në celular duken si të vjetra. Candy Crush mund të mos jetë njësoj si GTA apo Legend of Zelda, por duhen shumë aftësi për të krijuar softëare në nivelet e saj.

Mund të jetë pak problem mungesa e një protagonisti si në lojën e Marios p.sh, që do t'i jepte lojës më shumë personalitet.

Një sfidë më e madhe në betejën e lojërave celulare për njohjen kulturore mund të jetë vetë formati. Ne shikojmë filma në grup për të ndarë në spektakël. Lojërat e smartfonëve kanë të bëjnë me zotërimin e ekranit më personal dhe intim në jetën tonë. Dhe kur kupton se ke humbur një orë nga Candy Crush në divan, zakonisht nuk nxiton në pijetore për të debatuar me miqtë ose për të shprehur në Tëitter dhe Reddit për këtë. Lajme të rekomanduara në thellësi Industria e lojërave Si po fitojnë tregun celular lojërat 'hiper rastësore' Në moshën 10 vjeç, Candy Crush tregon pak shenja zhdukjeje. Loja ka mbajtur vendin e saj ndër lojërat celulare me të ardhura më të larta në SHBA për disa vite rresht. Në të vërtetë, në aspektin e biznesit, nëse jo kulturor, është një veprim i vështirë për t'u ndjekur. Barrierat për të krijuar një hit të ri në shkallë të Candy Crush janë shumë më të larta sot se 10 vjet më parë, duke kërkuar investime të mëdha në promovim për t'u vënë re në App Store të mbipopulluar. Për më tepër, modeli i reklamimit që lejoi lojërat e dobëta celulare të blejnë rrugën e tyre në krye të tabelave të App Store, është penguar nga kufizimet e Apple në shënjestrimin e reklamave. Por nëse kjo i detyron zhvilluesit të përqendrohen më shumë te cilësia në vitet e ardhshme, ndoshta lojërat celulare një ditë do të marrin vëmendjen kulturore që meritojnë. /FinancialTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë