Gazeta Si – Shtyhet seanca për dosjen “Partizani”, e cila pritej të zhvillohej pasditen e kësaj të mërkure, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe disa të tjerë.
Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit të biznesmenit, Fatmir Bektashi dhe avokati i tij, Sokol Hazizaj. Kështu, SPAK kërkoi shtyrje të seancës derisa të njoftohet dhe njëherë avokati dhe i pandehuri Bektashi.
Nga ana tjetër, në këtë senacë si dëshmitar për dosjen, është paraqitur edhe ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango dhe Violeta Shevia.
Gjykata tha se seanca e radhës do të mbahet më 8 qershor, por Pango u shpreh se e ka të pamundur të marrë pjesë në këtë datë pasi ka angazhime të paracaktuara.
Gjykata ka pyetur SPAK sesi procedohet në këto raste, ku Prokuroria tha që të thirren për seancën e ardhshme pesë dëshmitarë, mes tyre biznesmeni Paro Laçi dhe ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli.
Seanca e ardhshme do të zhvillohet me datë 8 qershor, ora 10:00 dhe do të dëgjohen plot pesë dëshmitarë.
Jamarbër Malltezi foli në një prononcim të shkurtër për mediat, ku tha se ndihet krenar për zhvillimin e zonës në ish-kompleksin sportiv Partizani.
Sali Berisha akuzohet në këtë dosje për korrupsion pasiv. Jamarbër Malltezi e Fatmir Bektashi akuzohen për korrupsion e pastrim parash ndërsa dy të pandehurit e tjerë vetëm për pastrim parash.
Kryetari i Partisë Demokratike dhe dhëndri i tij janë nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe përgjatë hetimit i kanë mohuar akuzat.
Ndërsa biznesmeni Fatmir Bektashi është hetuar nën masën detyrim paraqitje. Xhimi Begeja e Andia Pustina janë hetuar në gjendje të lirë gjatë kësaj kohe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje