Gazeta Si – Nëntë persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim në Kavajës, pasi shisnin lëndë narkotike pranë shkollave.
Sipas të dhënave të bëra me dije nga Policia e Durrësit, hetimet kanë zgjatur për disa muaj dhe janë kryer me metoda speciale hetimore, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një grup personash të dyshuar për shitje droge në afërsi të institucioneve arsimore.

Gjatë operacionit të koduar, ““Cleaning 4”, u ekzekutuan masat e sigurisë “arrest në burg” për 9 persona të moshave 20 deri në 48 vjeç, të gjithë banues në Kavajë. Ata akuzohen për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërkohë, tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim dhe policia po vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.
Nga hetimet dyshohet se anëtarët e këtij grupi bashkëpunonin me njëri-tjetrin për shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë shkollave të qytetit.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza gati për shitje, si dhe disa telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje