Ka ndodhur

Tentoi të përplasë policët me makinë, plagoset me armë 23-vjeçari në Mamurras

Gazeta Si – Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të martë në Mamurras, pasi tentoi të përplasë me makinë punonjësit e policisë gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Sipas njoftimit, i dyshuari është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje shëndetësore stabël.

Policia thotë se bëhej fjalë për Leonard Dema, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje.

Dema ndodhej në automjet bashkë me një person tjetër, ku tentoi t’i përplasë agjentët e Operacionales, duke iu rrezikuar jetën.

28-vjeçari që shoqëronte Demën, u ka drejtuar efektivëve pistoletën, ndërsa arma është sekuestruar dhe i riu është arrestuar.

“Gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, në momentin e ndërhyrjes, në një karburant në aksin rrugor “Mamurras–Laç”, 23-vjeçari, që shoqërohej nga shtetasi A. F, dhe lëvizte me automjet, sapo ka konstatuar efektivët, ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke u rrezikuar jetën, si dhe personi shoqërues iu ka drejtuar armën e zjarrit pistoletë, shërbimeve të Policisë. Shërbimet e Policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tyre, kanë plagosur shtetasin Leonard Dema, i cili është në kujdesin e mjekëve”, tha policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë