Ka ndodhur

Tragjedi në Manhatan, 56-vjeçarja shqiptare bie në një pusetë të hapur dhe humb jetën

Gazeta Si – Një 56-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në qendër të Manhatanit në Nju Jork, ku ka rënë në një pusetë të hapur.

Viktima është identifikuar si Donika Gocaj nga Shkodra. Sipas dëshmitarëve, 56-vjeçarja kishte parkuar automjetin e saj dhe sapo doli, ra në pustetën elektrike 3 metra të thellë. Dyshohet se avulli i nxehtë brenda pusetës, rreth 3 metra të thellë, i shkaktoi arrest kardiak.

“Ajo po bërtiste, ‘Po vdes’, kjo është ajo që e dëgjoja vazhdimisht duke bërtitur”, – tha Carlton Wood për mediat amerikane.

“Ajo nuk ishte e shpërqendruar, nuk hyri në një kantier ndërtimi, parkoi makinën e saj, doli nga makina dhe ra direkt në pusetë”.

Një operacion i vështirë shpëtimi u organizua nga zjarrfikësit, të cilët përdorën shkallë për të hyrë në pusetë.

Kur u nxor, Donika Gocaj ishte pa ndjenja dhe pa shenja jete. Ajo u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht kishte ndërruar jetë. Familjarët thanë se nuk kishte patur asnjë tabelë paralajmëruese për pustën e hapur.

Ndërkohë, kompania “Con Edison” bëri të ditur se nga pamjet e sigurisë, dyshohet se kapaku i pusetës ishte zhvendosur pak minuta më herët nga kalimi i një kamioni të rëndë në rrugë.

Sipas kompanisë, rreth 12 minuta më vonë viktima parkoi makinën pranë vendit ku ndodhi tragjedia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë