Gazeta Si – Apeli i Gjykatës së Posaçme, ka zbutur dënimin për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, për dy episode korrupsioni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Kështu, ai është shfajësuar për një nga episodet: Bllako u shpall fajtor për një episod korrupsioni në vlerën e 119 mijë eurove, ndërsa në një rast tjetër që lidhet me marrjen e 7 milionë lekëve rrogë të një të punësuari, atij i është dhënë pafajësia.
Për rrjedhoje, nga 4 vite dënim me burg të dhëna nga Shkalla e Parë, Apeli e ka dënuar Bllakon me 2 vjet burg, i konvertuar në Shërbim Prove.
Sipas Apelit, ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, është fajtor vetëm për një ryshfet prej gati 120 mijë euro dhe pa faj për ryshfetin e dyshuar prej 7.5 milionë lekë.
Deri më tani, Bllako e ka shlyer pjesën më të madhe të dënimit me burg dhe pjesën e mbetur do e shlyejë përmes masës së shërbimit të provës, për një periudhë kohe të barabartë me dyfishin e pjesës së mbetur të pavuajtur të dënimit me burgim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje