Vende dhe Udhetime

Makthi i vegjetarianëve, hoteli i “mishit” në Gjermani

Çfarë ndodh kur një kasap gjerman hap një hotel? Nëse vendosni të kaloni ndonjë natë në hotelin e tij në Bavari të Gjermanisë, duhet të dini se në dhomat nuk janë të rehatshme për vegjetarianët, pasi gjithçka që do të shihni ka të bëjnë me mishin.

Foto me sallam të printuara në mure, jastëk në formë suxhuku, komodinë në formën e kanaçes, numrat e dhomave në format e thikave, madje edhe sapuni është një formë suxhuku.

Downstairs "Wurstaurant", restoranti brenda tij, shërben një gamë të plotë të gatimeve të lidhura me sallam, duke përfshirë akullore me salcice.

“Gjithmonë kam menduar të krijoj diçka të veçantë, që ka të bëjë veçanërisht me produktet e mishit” ka thënë Claus Boebel, kasapi i cili e hapi hotelin në Bavari. "U shkëputa nga puna ime e mëparshme dhe pas një periudhe pushimesh vendosa të krijoj diçka që nuk e kisha parë në ndonjë vend të botës më përpara” ka thënë ai. Hoteli quhet BB & BB- Bed & Breakfast Boebel Bratwurst.

Ky hotel përbëhet nga shtatë dhoma dhe të gjitha kanë të printuara në çdo cep të murit foto me sallam dhe produkte të tjera mishi.

"Ajo që i bën të veçanta dhomat është dizajni i tyre gjithëpërfshirës," thotë ai.

Mysafirët që kanë kaluar një natë në këtë hotel, përpara se të ikin në shtëpinë e tyre mund të blejnë mish në dyqanin e madh të Beobel, i cili ndodhet ngjitur me hotelin, ose të shijojnë një vakt të veçantë vetëm me mish.

Familja Boebel ka prodhuar dhe shitur mish në këtë vend që nga shekulli i 19-të.

“Unë dua të tregoj se dyqanet e vogla si imi mund të mbijetojnë kur keni ide të zgjuara", tha Boebel.

"Plus e dua jetën këtu në fshat dhe, në vend që të largohem, dëshiroj të tërheq konsumatorët këtu në zonë e cila përbëhet nga vetëm 300 banorë", thekson ai.

Pamja e jashtme e hotelit nuk të lë ndonjë përshtypje të veçantë, por sapo vizitoret futen brenda përballen me një pamje, të cilën nuk e kanë hasur në asnjë vend tjetër.

Nuk është hera e parë që Boebel, 48 vjeç, ka promovuar markën e tij. Në vitin 2003 ai krijoi letër të veçantë më emrin e dyqanit të tij të cilën e përdorte si një kartolinë kur ju dërgonte mish klientëve të tij. Ai gjithashtu hapi një dyqan online në internet, duke dërguar mallrat e tij të konservuara. Ai krijoi klientelë deri në vende të largëta si Hawaii dhe Xhamajka.

Por hoteli në të cilin ai ka investuar rreth 700,000 euro për të rinovuar, i ka çuar gjërat në një nivel tjetër sa i përket të ardhurave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë